E Diel, 1 Nëntor 2026

Raul: “Ndeshja me Barçën, speciale”

Raul Gonzales nuk e fsheh lumturinë e tij pasi ndihmoi Realin të fitonte titullin, por pohoi se e pret me padurim vizitën e Barcelonës në "Bernabeu". "Los Merengues" e fituan titullin tri javë përpara përfundimit dhe ndeshja me rivalin e përjetshëm merr ngjyra prestigji. "Ne dëshironim ta fitonim titullin sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani që e fituam, ndeshja me Barcën do të jetë një ndeshje shumë speciale dhe ne dëshirojmë të jemi të aftë ta festojmë. Është e madhe pasi në gjashtë muajt e fundit ne kemi luajtur shumë mirë. Është fryt i përpjekjeve të mëdha dhe një skuadre të bashkuar"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›