Merkel uron Bajernin: “Suksese Klinsmanit”

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, përgëzoi Bajernin e Munihut me rastin e fitimit të titullit të 21-të si kampion i Bundesligës.
"Bavarezët janë ekipi më i mirë", - tha ajo për gazetën gjermane "Bild". "I uroj Bajernit dhe Jurgen Klinsmanit (pasuesit të Otmar Hitcfeldit) shumë suksese në Ligën e Kampioneve për vitin e ardhshëm".
Portieri emblematik i Bajerit, Oliver Kahn do të varë "këpucët në gozhdë". "Bundesiga do të jetë e varfër pa atë", - tha Merkel, e cila nga ana e saj është tifoze "zyrtare" e Energi Kotbusit të Ervin Skelës.