Toti: “Dëshiroj të luaj deri 38 vjeç”

Kapiteni i Romës, Francesko Toti pohoi se qëllimi i tij është të luajë për verdhekuqtë deri në moshën 37 ose 38 vjec. Mesfushori sulmues është simboli i Romës, me të cilin ka debutuar qush në moshën 16-vjec në vitin 1993. 15-vjet më pas ai është shndërruar një pikë referimi për ekipin e tij, aq sa mendohet se skuadra e Romës nuk mund të mendohet pa të. Gjatë këtij sezoni 31-vjecari ka shënuar 14 gola në 25 ndeshje në Serinë A. Toti aktualisht është i dëmtuar.