Kalendari i Kuvendit ska komision hetimor per zgjedhjet
TIRAN - Komisioni Hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nuk perfshihet ne kalendarin e ri trejavor te Kuvendit. Ne mbledhjen e djeshme te Konferences se Kryetareve si mazhoranca ashtu edhe opozita nuk e kane prekur kete teme duke u fokusuar ne ceshtje te tjera.
Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se ceshtja e Komisionit te ri hetimor nuk do te hapet para dates 8 tetor qe perkon me shqyrtimin nga ministrat e Brendshem te BE-se se raportit per liberalizimin e vizave. Gjate mbledhjes kryetari i grupit Socialist Gramoz Ruci ka kerkuar shpjegime per menyren e votimit per Dekretin e Presidentit Topi por pa mundur qe te marre nje pergjigje prej kundershtarit politik.
Ne seancen e neserme gjate kohes se percaktuar per diskutim te lire deputetet e opozites do te perqendrohen pikerisht tek ceshtja e pronave dhe te procedura e miratimit te saj prej Kuvendit. Konferenca e Kryetareve e mbledhur dje ne oren 1200 miratoi pa shume debate kalendarin trejavor te punimeve te Kuvendit.
Ne perfundim te mbledhjes sipas njoftimit zyrtar te Kuvendit behet e ditur se Kryeparlamentarja Topalli njoftoi konferencen se ne seancen plenare te dites se neserme do te jete ne rend dite Dekreti i Presidentit per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Ndersa kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci propozoi qe disa projektligje te kalendarit te punimeve te diskutohen krahas komisioneve te fushave respektive dhe ne komisione te tjera parlamentare.
Burime te brendshme thane se gjate mbledhjes se konferences se kryetareve kreu i grupit parlamentar Socialist ka kerkuar sqarime per miratimin nje jave me pare te ligjit te pronave duke e hedhur ne votim dy here. Ai e ka cilesuar ate si te parregullt dhe paralajmeroi kreu i grupit parlamentar Demokrat se gjate seances se sotme deputetet e opozites do te debatojne per kete ceshtje.
Ka qene nderhyrja e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila ka zhvendosur vemendjen e diskutimit ne miratimin e kalendarit.
Deputetet socialiste e kane konsideruar si antikushtetues menyren e rrezimit te Dekretit te Presidentit per ligjin e pronave grupi socialist ka marre edhe vendimin qe ne seancen plenare diten e sotme kjo ceshtje te diskutohet jashte rendit te dites.
Pas mbledhjes se grupit deputeti Eduard Shalsi tha se ky eshte nje precedent i pafalshem dhe paralajmeroi se kete ngjarje opozita nuk do ta kaloje lehte. Ndersa Kuvendi edhe pse pranoi votimin dy here te ketij ligji e cilesoi te rregullt proceduren e ndjekur nga kryeparlamentarja duke e hedhur Dekretin e Presidentit dy here ne votim.
Gjate procedures se votimit te dekretit nr. 6664 date 13.8. 2010 Per kthimin per rishqyrtim te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar me kerkese eshte pezulluar votimi dhe eshte ribere ai si pike e fundit e rendit te dites. Dekreti i Presidentit eshte rrezuar me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes - thuhet ne sqarimin e Sherbimit te Seancave plenare te Kuvendit.
Ruci
Ligjet te kalojne edhe nga Komisioni i Integrimit
Nderkohe nje tjeter ceshtje e shtruar nga Sekretari i Pergjithshem i PS-se Ruci ka qene edhe menyra e diskutimit neper komisionet parlamentare. Sipas tij te gjitha projektligjet qe do te kalojne ne Kuvend para se te shkojne per miratimin ne seancen plenare me pare duhet te marrin miratimin prej Komisionit te Integrimit. Nje gje e tille lidhet edhe me procesin e liberalizimit te vizave.
Kjo pike nuk ka gjetur kundershtime prej te pranishmeve. Ne mbledhje kane qene te pranishem kryeparlamentarja Topalli dy kreret e grupeve parlamentare Astrit Patozi per PD-ne dhe Gramoz Ruci per PS-ne si dhe nenkryetaret e parlamentit Nasip Naco Namik Dokle dhe Ardian Turku. Ne kalendarin e punimeve te Kuvendit jane perfshire edhe nje sere marreveshjes nderkombetare qe vendi yne do te lidhe me shtete te tjera apo me organizma nderkombetare.
Ligji i SHISH lihet jashte
Drafti i qeverise qe parashikon disa ndryshime ne ligjin aktual duke e vendosur kete sherbim nen varesine e kreut te qeverise edhe pse eshte perfshire ne programin e punes se Kuvendit nuk eshte perfshire ne kalendarin trejavor te punimeve te Kuvendit. Prej kohesh eksperte te huaj po shqyrtojne ndryshimet qe kerkohen ti behen ligjit per SHISH.
Mazhoranca ka garantuar opoziten se drafti i propozuar prej saj nuk do te miratohet ne Parlament pa u diskutuar me pare edhe me ekspertet nderkombetare te organizmave te huaj. Ndersa vendosjen e tij ne programin e punes se Kuvendit demokratet e justifikojne me proceduren parlamentare sipas se ciles ligjet qe mbeten pa kaluar ne Parlament nga sesioni i shkuar parlamentar futen automatikisht ne sesionin e ri.
8 tetor dhe raporti per vizat
Raporti per liberalizimin e vizave per vendin tone eshte parashikuar qe te shqyrtohet nga ministrat e Brendshem te BE-se ne 8-9 tetor dhe nese kalon atehere ne dhjetor shqiptaret mund te kene mundesi te levizin lirshem ne vendet e zones shengen. Me pare raporti do te duhet te miratohet edhe ne mbledhjen e 27-28 shtatorit ku Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Evropian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave per ti kaluar me pas seances plenare ne tetor.
Raporti i pergatitur nga tre ekspertet e Komisionit Evropian te cilet erdhen ne Shqiperi tregon se kriteri per zhvillimin e nje strategjie dhe politike per mbeshtetjen dhe riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar eshte plotesuar plotesisht. Gjithsesi ekspertet keshillojne rishikimin e vazhdueshem te strategjise dhe planit te aksionit sipas eksperiences se perftuar. Ndonese ne raport vendi yne vleresohet pozitivisht per angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ai veren se denimet mbeten ende te uleta.
do te ndodhe me pas
Basti i vizave dhe statusi i vendit kandidat
Liberalizimi i vizave eshte ne nje fare menyre edhe basti i mazhorances me opoziten. Te djathtet shpresojne qe me tete tetor te marrin pergjigjen perfundimtare qe vizat do te liberalizohen dhe pas kesaj pike e kane shume te thjeshte te negociojne me opoziten madje te perballojne edhe presionet e saj per zgjedhje te parakohshme.
Sipas burimeve te Shekullit me tete tetor eshte pothuajse e sigurt qe shqiptaret do te marrin OK per liberalizimin e vizave. Nga ana tjeter edhe opozita do te hedhe bastin e saj i cili ka lidhje me statusin e vendit kandidat per ne BE. Sipas te gjitha gjasave mazhoranca do te marre vizat por jo statusin e vendit kandidat.
Kjo eshte nje humbje e madhe per qeverine pasi vizat u jepen shqiptareve ndersa statusi i vendit kandidat i jepet qeverise. Me kete karte do te luaje edhe opozita e cila do te mbeshtese sulmet e saj tek mosmiratimi i statusit te vendit kandidat per ne BE dhe tek fakti qe Shqiperia do te jete i vetmi vend evropian qe nuk ka kete status.