Martin Camaj ne teater
Stefan apaliku ngre nje shfaqje mbi jeten dramatike te poetit. Kujtimet personale te dramaturgut dhe nje shqetesim tekstet e letersise jane paragjykuese ndaj vepres se Camajt
Me 24 shtator Qendra Albanologjike i kushton nje dite shkencore 85-vjetori te lindjes se Martin Camajt. Tani qe te gjithe jane kthyer nga pushimet mund te merren me detyrime qe do duhej te permbusheshin ne kohen e vet. Megjithese i lajmeruar disa muaj perpara 21 korrikut data e pervjetorit te Camajt u injorua plotesisht ne cdo rang institucional po edhe te ndonje lloj komuniteti kulturor.
Gjithsesi neser shfaqet performanca poetike Jam larg atyne qe flasin si une me regji dhe libret te Stefan apalikut. Dramaturgu ka zgjedhur nga veprat me poezi te Camajt pjeset ku autori tregon per femijerine ne Temal largimin nga Shqiperia dhe jeten ne mergim. Jane shkeputur edhe pjese nga romani Rrathe 1978 dhe vepra poetike Dranja 1979. Poezia e Camajt nuk ka qene e lehte te interpretohet nga te rinjte studente te deges aktrim sepse ai eshte nje poet modern hermetik dhe nuk eshte i thjeshte per tu perceptuar. Muzika e Fatos Qerimajt shoqeron leximin qe mbyll maratonen akademike te konferences kushtuar Martin Camajt ne kulturen shqiptare. Neser ne mbremje ora 20.00 te Sarajet Tirane.
Si e keni menduar inskenimin e teksteve poetike te Martin Camajt
Performanca nuk eshte bazuar ne nje tekst dramatik te Camajt. Jam mbeshtetur ne poezine e tij pasi ne krye ai eshte poet. Ne perzgjedhjen e poezive kemi ndjekur kriterin tematik qe permblidhet qarte ne titullin e performances Jam larg atyne qe flasin si une. Kjo ka qene drama personale e Martin Camajt. Drama e largesise e pamundesise se kthimit ne atdhe qe nxjerr krye here pas here ne poezite e veta. I jemi referuar edhe prozes poetike Dranja dhe romanit Rrathe. Te Dranja poeti rrefen per nje breshke nje frymor i papersosur sic e quan ai fati i se ciles eshte i pleksur me fatin e tij personal. Kurse nga Rrathe kemi marre momentin ku personazhi kryesor asiston ne nje ritual mistik.
Perzgjedhje eshte bere per motive estetike ne menyre qe performanca te kete edhe momente te qeta te ndjeke edhe nje ritem. Gjykoj qe eshte nje pune me e veshtire te drejtosh nje performance poetike sesa nje tekst dramatik. Te shfaqja e bazuar ne nje tekst dramatik eshte ngjarja ajo qe e prin regjisorin dhe ka nje mekanizem shkak-pasoje. Ne rastin e performances kjo nuk ekziston. Atehere thirren ne ndihme elemente te tjere elementet skenografike ritmike muzika levizjet. Performanca interpretohet te Sarajet nje prej shtepive karakteristike te mbetura te Tirane. Mendoj se djemte dhe vajzat e perfshire ne kete projekt kane punuar mire sepse kane perballe tekste te veshtira. Ky eshte njeri nga rastet ku bukuria dhe veshtiresia qendrojne bashke.
fare duhet te marre parasysh ai qe performon Camajn
Camaj eshte poet mjaft modern hermetik dhe nuk eshte i thjeshte per tu perceptuar. Duhet ta qemtosh fjale pas fjale. shte poet i cili me ane te poezise nderton imazhe si nje piktor. Imazhet e tij jane surrealiste here naive. Po ti referohemi kujtimeve te femijerise mbi Dukagjinin mbi vendin ku ai ka lindur shohim qe ato jane shperfytyruar deformuar. Mund ta krahasojme me pikturen e nje femije qe pa ndonje qellim te caktuar e deformon realitetin. Keto jane veshtiresite e realizimit ne skene. Jemi perpjekur qe stilistikisht ta ruajme mjedisin ne te cilin Camaj ka jetuar ne femijerine e vet. Materialet skenike jane materiale te natyres dru hekur sepate bohcet e pishave mollet sheget. Jane elemente me simbolika te forta qe aktoret i zbulojne duke hyre ne marredhenie me to. Skenografia e Merita Spahise krijon idene e vjeshtes qe ai e ka te pranishme ne poezi.
Kur e keni pasur kontaktin e pare me vepren e tij
Per fat te mire kur ai ishte gjalle. Kam nje korrespondence dhe nje relike te cmuar kolanen e veprave te tij me nje mbishkrim. Ma ka dhuruar para se te vdiste. Ne vitet 1991 kam botuar ne gazeten Republika artikullin Martin Camaj i gjalle e i vdekur. Kisha degjuar per te dhe e dija qe ishte nje figure e rendesishme. Para se te pergatisja artikullin i gjeta adresen e banimit ne Bavari. I shkruaj nje leter duke treguar interesimin tim personal per vepren e tij. Ai u entuziazmua prej kesaj sepse ishte nje shenje e sinqerte qe vinte nga atdheu. Ne kete kohe me kishin rene ne dore dy librat e tij te pare te botuar ne Kosove pasi ai ishte arratisur Kanga e Vrrinit dhe Nji fyell nder male. Librat mi kishte dhene nje koleg i mire ne Universitetin e Shkodres profesori i gramatikes historike Safet Hoxha i cili kishte qene shoke klase me Martin Camajn ne Universitetin e Beogradit.
A flitej per Martin Camaj ne Shkoder
Veprat e tij thuajse nuk ekzistonin. Rasti i profesor Safet Hoxhes ishte unikal sepse ai kishte pasur guxim ti ruante ato dy vepra te Camajt. Ne fund te fundit Camaj konsiderohej armik i sistemit dhe nuk ishte e thjeshte te mbaje ne shtepi veprat e tij.
Camaj nuk iku i famshem nga Shqiperia. Jehona e tij do te ngelej sic ngeli jehona e Ernest Koliqit. Edhe ai iku si Camaj por e kishte bere vepren me te madhe para se te ikte kurse Camaj e beri pasi iku. Ishte nje fakt qe natyrisht njerezit e Shkodres nuk kishin si ta dinin. Martin Camaj ishte nje mesues fshati kur iku. E gjithe karriera nisi ne ekzil.
fare ju shkruante Camaj ne letrat e tij
Kam pasur nje korrespondence jo te gjate pasi ai u semur. Letra e pare dukej si nje rrefim i tij mbi jeten. Ne letrat e tjera ai shpesh qendrimin e tij lidhur me letersine sidomos ate te realizmit socialist. Nga letrat kuptohej qe ishte njeri i prere. Martin Camaj ishte autor qe nuk e njihte kompromisin.
Ne letra tregon edhe per njohjet kontaktet me letersine moderne me boten perendimore. Krijimtaria e tij ndahet ne tri faza letersia qe shkroi ne kohen e studimeve ne Beograd letersia e shkruar ne Itali ku ai ishte afer Koliqit dhe aty u njoh me poezine hermetike mori leksione nga Xhuzepe Ungareti nje prej eminencave te poezise italiane. Faza e trete eshte ajo e viteve 68-69 faza gjermanike ku ai thellon njohjen ndaj poezise moderne njihet me poetet e medhenj te pasluftes se dyte boterore poetet angleze. Ka shume afrimitet me Tomas Eliot. Martin Camaj ka qene i informuar edhe per poezine e Lindjes kryesisht per poetet baltike. Ishte njeri i kthjellet i ndergjegjshem per ate qe bente dhe e ka bere ne menyre te ndershme.
Si e shikoni vendin qe ze ky autor ne tekstet shkollore
Nuk eshte problemi shume te sasia e faqeve qe ky poet ka ne tekstet shkollore sesa te mundesia qe mesuesit e letersise kane per ta komentuar drejte dhe mire dhe me dashuri kete poet. Problemi i Camajt eshte i lidhur ngushtesisht me problemin e gegnishtes. Ne Shqiperine e sotme ka paragjykime per kete lloj letersie prej njerezve te paditur qe nuk e shohin dialektin si nje pasuri e gjuhes.
Ne 85-vjetorin e lindjes po kujtohet jo ashtu si e meriton. Ju si mendoni a duhet lene perkujtimi i figurave te tilla ne duart e burokracise
Ne promovimin e vlerave te kultures shqiptare duhet te kontribuojne shume faktore. Kushdo duhet te jape nje dore qofte edhe burokracia nuk ka asgje te keqe. do faktor eshte i mirepritur per te dhene nje kontribut duke filluar prej shtetit deri te komuniteti i artisteve. Kur komuniteti i artisteve fatkeqesisht nuk eshte i organizuar per te bere nje aktivitet te vetin nuk ka nje flamur per te dale ne bulevard per te thene ne jemi dhe ne mundemi shpesh keto gjera i mbeten individeve rastesive nismave krejtesisht private.
Shteti i kursyer per Camajn
Neser ora 9.00 deri ne oren 21.00 Qendra e Studimeve Albanologjike organizon konferencen shkencore Martin Camaj ne kulturen shqiptare me rastin e 85-vjetorit te lindjes se poetit shkrimtarit albanologut 1925-1992. 32 studiues nga Shqiperia Kosova Mali i Zi Maqedonia Italia Gjermania referojne nga 10 minuta secili ne aktivitetin maratone. Konferenca ndahet ne dy seksione studime qe fokusohen ne letersine e Camajt ne tiparet gjuhesore dhe estetike te veprave Njeriu me vete e pa te tjere 1978 Rrathe 1978 Karpa 1987 Loja mbasdrekes 1981 Kandili argjendit etj..
Ne seksionin e dyte studiuesit referojne per kontributin e Camajt ne gjuhen shqipe dhe albanologji me vepra si Formimi i fjaleve ne shqipe 1969 E folmja arbereshe e Grecit ne provincen e Avelinos 1977 etj..
Me kaq perfundon aktiviteti qe Qendra e Studimeve Albanologjike mban per Martin Camajn. Ky institucion nuk jep asnje kontribut per botimin e plote te vepres e cila po pergatitet keto kohe nga gjuhetari Bardhyl Demiraj dhe perkthyesi i letersise shqipe ne gjuhen gjermane Hans-Joachim Lanksch.
Edhe aktiviteti i mbajtur me kete rast tkurret ne nje dite te vetme per te kursyer financat.