E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden të braktisur 700 kg hashash

08/01/2010  Policia në kërkim të “pronarëve”
GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka arritur të sekuestrojë rreth orës 11.30 të ditës së djeshme 700 kilogramë lëndë narkotike e llojit “kanabis sativa”, ndërsa është vënë në ndjekje të dy transportueseve. Gentian Mullai, zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Gjirokastrës, ka pohuar se lënda narkotike që u bllokua në fshatin Jorgucat, rreth 20 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës transportohesh drejt Sarandës me destinacion shtetet perëndimore. Dy transportuesit e bimës narkotike, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, kishin përzgjedhur një rrugë dytësore, larg rrugës kombëtare, por gjatë aksionit ata kanë diktuar policinë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, duke braktisur automjetin tip Benz. “Policia e Gjirokastrës po punon për kapjen e tyre dhe në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e sektorit të luftës kundër trafikimit të lëndës narkotike”, shprehet Mullai. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës bllokon një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike. Shtatorin e kaluar policia sekuestroi 30 metra larg vijës së gjelbër, në pikën kufitare të Kakavijës 50 kg lëndë narkotike që transportohej nga kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tepelenës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›