Emrat e ish-të përndjekurve që dëmshpërblehen
08/01/2010 Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i 23 dhjetorit 2009 për 325 persona që përfitojnë
Hyn në fuqi lista e radhës me emrat e ish-të përndjekurve politikë që do të përfitojnë dëmshpërblimin sipas ligjit. Emrat e 325 personave janë botuar në Fletoren Zyrtare, gjë që i jep fuqi ligjore vendimit të marrë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Gazeta “Metropol” boton të plotë listën e emrave dhe procedurën që këta persona do të ndjekin. Shuma e shpallur në listë si dëmshpërblimi përfundimtar do të derdhet nëpërmjet llogarive bankare nga Banka e Shqipërisë në bankat e nivelit të dytë ku këta persona kanë hapur llogaritë e tyre personale për këtë qëllim. Me këtë vendim ngarkohet ministri i Financave dhe ministri i Drejtësisë që të zbatojnë procedurat e mëtejshme. Nga miratimi i kësaj liste deri në kalimin e parave në llogaritë e personave përfitues procedura mund të zgjasë deri në 2 javë. Me anën e një dokumenti identifikimi, personat përfitues apo të afërm e familjarë të tyre mund të tërheqin paratë që u takojnë në bazë të ligjit.
*Lista e plotë në "Metropol"