Kalendari neser gjashte ore debat ne Kuvend per Buxhetin Faktik
TIRANE- Konferenca e Kryetareve perfshiu serish ne Kalendarin e punimeve projektligjin per Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Shqiperise dhe qeverise se Serbise per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar. Me pare ky projektligj nuk mundi qe te kaloje ne Komisionin e Sigurise pasi perfaqesuesit e opozites kerkuan sqarime nga Ministria e Jashtme.
Deputetet socialiste ne kete komision kerkuan sqarime nga autoritetet qeveritare dhe sherbimit sekret mbi nje rrjedhje informacioni te klasifikuar ne qershor ose korrik nga Keshilli Ushtarak i NATO-s i cili ka diskutuar per marreveshjen e Kumanoves se 99-es pakt qe bente fjale per terheqjen e trupave serbe nga Kosova. Anetari Socialist i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni kerkoi verifikimin e informacioneve nese Serbia po e perdor kete informacion dhe a ndikon ne nje menyre apo tjeter dhe ne marreveshjen qe ka mberritur per ratifikim ne komision per bashkepunimin mes dy vendeve ne luften kunder krimit te organizuar. Por deklarata e deputetit te PS-se eshte kundershtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa. Duke e cilesuar marreveshjen teknike ai i quajti te pavend theniet e kolegut te tij te opozites per rrjedhjen e informacionit sekret. Marreveshja eshte kuader dhe ndaj nuk perben ndonje objekt per te pasur dyshime - tha ai.
Sipas deputetit Oketa cdo dyshim ka nevoje per verifikim nderkohe qe i kujtoi opozites publikimin prej saj ne media te informacioneve sekrete te raportit te Sherbimit Informativ Shteteror. Oketa theksoi se Shqiperia ka pasur bashkepunim konstruktiv me aleatet cka sipas tij eshte reflektuar edhe ne arritjen e pavaresise se Kosoves. Gjate mbledhjes me tone te ashpra socialistet kerkuan shtyrjen e mbledhjes deri ne dhenien e sqarimeve nga Ministria e Jashtme. Sipas Rregullores se Kuvendit Konferenca e Kryetareve diskuton dhe vendos per programin e punes kalendarin e punimeve te Kuvendit dhe te komisioneve te tij si dhe per ceshtje te zhvillimit te punimeve te Kuvendit ne seance plenare. Ne perberje te komisionit jane Kryetari i Kuvendit e kryetaret e grupeve parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit. Konferenca thirret nga Kryetari i Kuvendit ose me kerkesen e Keshillit te Ministrave apo te nje kryetari grupi parlamentar. Ne Konferencen e Kryetareve merr pjese edhe anetari i Keshillit te Ministrave i ngarkuar te mbaje lidhjet me Kuvendin. Nderkohe dje Komisioni i Sigurise shqyrtoi projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Memorandumin e Mirekuptimit per organizimin administrimin sigurine financimin dhe plotesimin me personel te Qendres se Perbashket te Informacionit Intelligence Fusion Centre - IFC. Qendra e Perbashket e Informimit eshte nje qender analize e ngritur me nismen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me pjesemarrjen e vendeve anetare te NATO-s. Qendra funksionin si nje organizate mbeshtetese e NATO-s me kontribut dhe personel nga te gjitha vendet anetare te organizates.
Anetaresimi i Shqiperise ne kete qender permbush nje nga detyrimet e vendit tone pas anetaresimit ne NATO. Qellimi i kesaj qendre eshte sigurimi i informacionit te perpunuar me prejardhje nga sherbimet inteligjente te nivelit operacional dhe strategjik shume i vlefshem per operacionet e NATO-s. Shqiperia dhe Kroacia si anetare te rinj te NATO-s nuk kane ende nje perfaqesues te tyre ne kete qender dhe si te tille jane ftuar te behen pjese e saj. Aderimi i Shqiperise ne kete memorandum mirekuptimi dhe pjesemarrja ne Qendren e Perbashket te Informimit eshte i rekomandueshem edhe per faktin se NATO nuk ka struktura grumbulluese ne fushen e inteligjences por mbeshtetet ne informacionin e vendeve anetare.
Buxheti Faktik
Seancen e dites se enjte Kuvendi do te diskutoje per 6 ore buxhetin faktit per vitin 2009. Opozita dhe mazhoranca do te kene nje minutazh te barabarte diskutimi. Ministri i Financave e ka mbrojtur buxhetin 2009 duke u shprehur se edhe ne vitin 2009 ndryshe nga ekonomite e rajonit buxheti i shtetit pati nje rritje pozitive te te ardhurave duke arritur ne rreth 300 miliarde leke vellimi total i te ardhurave ne buxhet.
Ne raport me PBB-ne duke kapercyer pragun e 26 te tij nje prag qe eshte dukshem mbi mesataren e viteve te fundit ne ekonomine e vendit. Sipas tij ne buxhetin e vitit 2009 kemi nje rritje te shpenzimeve kapitale te pagave te pensioneve fatures se politikave sociale te cilat u perdoren dhe u sherbyen si instrumente te nje stimuli fiskal pergjate vitit 2009 per ekonomine e vendit.