Te tregtosh lirine dhe demokracine
Thomas Jeferson nje nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe autor i deklarates se pavaresise ka thene se nje shoqeri qe tregton pak liri per pak rregull do ti humbase te dyja dhe nuk meriton asnje.
Kurre nuk mund te jete kjo thenie e Jefersonit me e qelluar sesa ne realiteti ne te cilin ndodhet politika dhe shoqeria shqiptare.
Kriza politike qe ka mberthyer Shqiperine qe prej me shume se nje viti e ka vene shoqerine perballe nje situate ku ajo duhet te beje zgjedhjen e saj midis lirise/demokracise dhe rregullit/qetesise se perkohshme.
E thene me thjeshte shoqeria jone eshte perballe dilemes per te zgjedhur midis nevojes per te vazhduar deri ne fund betejen per demokraci dhe voten e lire dhe deshires se momentit per ta lene ne qetesi pushtetin antidemokratik me pretekstin se largimi i tij do te na krijonte telashe dhe kokecarje.
Sot degjojme te flasin perreth nesh se nuk ia vlen te luftosh per liri dhe demokraci sepse kjo gje rrezikon liberalizimin e vizave dhe prish rehatin qe na paska kapur nen dominimin e pushtetit.
Shume e thone me plot-goje se zgjedhjet u manipuluan se demokracia dhe liria vuan dhe se protestat e opozites se udhehequr nga Edi Rama jane shume te drejta.
Por jane po keta njerez te cilet nuk ngurojne te thone se per hir te rehatllekut dhe liberalizimit te vizave ne nuk duhet te protestojme per demokraci dhe liri.
Historia boterore ashtu si edhe ne fjalet e Jefersonit ka treguar dhe tregon dita-dites se liria dhe demokracia nuk mund te tregtohet per pak rregull dhe rehatllek.
Diktaturat dhe regjimet diktatoriale anembane botes nuk jane vendosur. sepse ne ato vende ka pasur politikane te keqij dhe diktatore kurse ne vendet demokratike nuk ka pasur te tille.
Arsyeja se perse disa shoqeri jetojne nen diktatin e regjimeve antidemokratike eshte sepse keto shoqeri kane preferuar te tregtojne lirine dhe demokracine per pak qetesi vdekjeprurese qe sjellin regjimet totalitare ne fillimet e tyre.
Keto shoqeri kurre nuk kane pasur rregull dhe qetesi dhe aq me pak liri dhe demokraci. Keto shoqeri u munduan te tregtonin pak demokraci per pak rregull por si perfundim i humben te dyja dhe nuk meritojne asnje.
Dhe kjo situate pllakosi shoqerine shqiptare dje gjate regjimit komunist dhe e ka kllaposur ate sot gjate ketyre 20 viteve postkomuniste. Po bejme dy dekada qe po tregtojme lirine dhe demokracine per pak rregull dhe nuk kemi pare gje tjeter por katastrofa tragjedi viktima trazira rremuja dhe pushtete hajduterish te babezitur dhe perverse. Gjasat jane qe ne do te vazhdojme te shikojme edhe me keq nese do te vazhdojme avazin e biznesberjes me lirine dhe demokracine tone.
Fatkeqesisht mbase edhe fatmiresisht beteja per te mbrojtur demokracine dhe lirine ka kaluar nga duar e shoqerise tek duart e individeve dhe forcave politike opozitare. Ate qe duhet ta kerkonte e gjithe shoqeria jone tashme po e kerkon Edi Rama dhe partite opozitare.
Te mbash flamurin e lirise dhe demokracise eshte nje barre e madhe qe rrezik se mund ta mbaje dot pervec shoqerise nje individ apo nje force politike. Gjithashtu ajo eshte nje privilegj qe rralle mund ti lihet ne dore nje individi apo nje partie apo grupi partish politike.
Mund te themi pa frike se shoqeria dhe opinion publik shqiptar jane ne nje gjume vdekjeprures qe po e shkaterron dalengadale te ardhmen e saj. Kjo shoqeri nuk proteston as per Gerdecin dhe as per vjedhjen e votave.
Kjo shoqeri eshte vendosur ne nje gjume vdekjeprures nga nje hegjemoni e ndyre vlerash qe e ben ate te besoje se ajo mund te tregtoje lirine dhe demokracine per pak rehatllek. Dhe si perfundim kjo shoqeri do ti humbase te dyja dhe nuk meriton asnje.
Me nje shoqeri te paralizuar dhe tejet te tregtueshme ekonomikisht misioni per mbrojtjen e lirise dhe demokracise i ka kaluar opozites dhe liderit te saj Edi Rama.
Edi Rama dhe opozita qe ai udheheq kane ne duart e tyre jo nje beteje te rendomte politike por nje mision per te ndryshuar kulturen politike dhe per te vendosur demokracine ne Shqiperi.
Ne kete mision sublim Edi Rama dhe opozita duhet ta kuptoje se demokracia dhe liria nuk mund te tregtohet per asgje tjeter qofte ky stabilitet apo konsensus politik fals pasi Shqiperia ka per ti humbur te gjitha dhe nuk ka per te merituar asnje.
Opozita dhe lideri i saj Rama duhet te kuptojne se nevoja per demokraci dhe liri qendron ne majen e hierarkise se nevojave te nje shoqerie. Tek demokracia dhe liria fillon e ardhmja e nje shoqerie.
Nuk ekziston nje shoqeri demokratike ne kete planet qe te ndertoje te ardhmen e saj pa hedhur me pare themelet e demokracise dhe lirise. Pa keto themele cdo sistem apo institucion politik do ti ngjante nje keshtjelle rere apo nje keshtjelle imagjinare dhe te pavlere.
Qe te jem me i hapur opozita nuk duhet te shqetesohet per votimin e ligjit per Gjykaten Administrative per ndryshimet ne kodin zgjedhor apo edhe per pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale pa u vendosur me pare ne vend demokracia dhe liria.
As gjykata as ndryshimet ne kod dhe as pjesemarrja ne zgjedhjet lokale nuk do te ndihmonte ne mbarevajtjen e politikes Shqiptare dhe ne promovimin e demokracise. Perkundrazi ato do te sherbenin per te kristalizuar edhe me tej regjimin antidemokratik te qeverise Berisha-Meta.
Ndaj kurrkush nuk ka te drejte morale ligjore dhe politike ti kerkoje opozites te votoje keto ligje ne nje kohe kur demokracia vuan dhe kur opozites i mohohet e drejta kushtetuese dhe demokratike e transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit.
Opozita madje duhet te bojkotoje edhe zgjedhjet lokale per te mos u bere viktime e nje kurthi djallezor dhe antidemokratik qe pushteti ka pergatitur per opoziten ne pranvere.
Moskryerja e ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor te keshilluara nga OSBE/ODHIR dhe mospjesemarrja e opozites dhe e komisionereve te saj ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te beje qe pushteti Berisha-Meta te shperfytyrohet krejtesisht dhe te humbase totalisht legjitimitetin ne syte e popullit dhe Evropes.
shte e vertet qe politika bazohet ne parimin e kompromisit. Por ky parim nuk mund te zbatohet me nje qeveri pushteti i se ciles nuk buron nga vota dhe vullneti i popullit por nga djallezite dhe manipulimet elektorale. Kompromisi behet midis nje fituesi dhe nje humbesi por jo midis nje hajduti dhe nje viktime.
Ne nje situate te tille krize ku nuk ekziston asnje mundesi kompromisi per zgjidhjen e krizes i takon popullit te ofroje zgjidhjen e tij permes zgjedhjeve te parakohshme. Kjo eshte e paevitueshme dhe eshte hapi i pare per te rivendosur demokracine dhe per te shmangur tregtimin e saj