E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni, falimenton qyteti i tretë

Qyteti i San Bernardinos në Kaliforni ka bërë kërkesë për ndihmë pas falimentimit për shkak të defiçitit buxhetor prej 46 milionë dollarësh dhe vazhdimit të hetimeve të vështira kriminale.

Qyteti listoi asetet dhe borxhet e tij që shkojnë mbi 1 miliard dollarë, tregojnë dokumentat, duke u bërë qyteti i tretë i shtetit që falimenton brenda një muaji.

Kryetari i bashkisë, Patrick Morris deklaroi se San Bernardino ka kërkuar që ndaj tij të shmangen aksionet ligjore nga ana e kreditorëve.

Në qershor ishte qyteti i Stoktonit që falimentoi, i ndjekur nga Mamuth Lejks në korrik.  San Bernardino, që ndodhet 96 kilometra në lindje të Los Anxheles, ishte goditur më herët nga një krizë e shkaktuar nga humbja e shtëpive.

Edhe pse vlerësohet se qyteti ka rimarrë në zotërim 5 mijë shtëpi, San Bernardino po lufton me një kuotë papunësie që arrin në 16 për qind, pothuajse dyfishi i nivelit mesatar kombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›