Siri, tjetër sulm i përgjakshëm mbi Damaskun
Aktivistët sirianë thanë se gjatë bastisjes së kryer nga forcat qeveritare në një pjesë të Damaskut janë vrarë 35 njerëz dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre është torturuar paraprakisht.
Organizata vëzhguese e të drejtave të njeriut në Siri tha se forcat e regjimit hynë në qarkun jug-perëndimor, Xhadet Artuz, dhe arrestuan 100 të rinj që ishin sjellë në shkollë për tu torturuar.
Banorët thanë se para largimit nga qyteti forcat qeveritare lanë prapa një numër të madh trupash të pajetë në rrugët dhe shtëpitë e qytetit.
Televizioni shtetëror, ndërkaq, njoftoi se dhjetëra terroristë dhe mercenarë janë dorëzuar ose vrarë në Xhadet Artuz.
2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Siri, tjetër sulm i përgjakshëm mbi Damaskun burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip