Greqi, Eurozona shtyn dhënien e këstit të radhës

Kjo shtyrje erdhi pasi Greqia tha se nuk do të arrijë objektivat e shkurtimit të deficitit buxhetor për këtë vit, çka shkaktoi tronditje në bursat ndërkombëtare.
Megjithatë, kreu i eurogrupit, Jean-Claude Juncker, theksoi se Greqia nuk do të lejohet të falimentojë për shkak të borxheve.
Kësti i radhës prej 8 miliardë eurosh duhet të lëshohet deri në gjysmë të tetorit, në të kundërt, falimentimi është e i pashmangshëm.
Ministrat e Financave që u takuan në Luksemburg, po ashtu arritën një marrëveshje që i lejon Finlandës të marrë kolateralet si siguri për kontributin e saj në fondet e shpëtimit të eurozonës.
Finlandezët kanë kërcënuar se nuk do të ketë më fonde për Greqinë nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë./Start/F. P/
2011-10-04 08:59