Kalifornia lufton përmbytjet e mëdha me më shumë shi dhe erë

Banorët e Kalifornisë po përballen me përmbytje të mëdha ndërsa shteti po përgatitet për një javë tjetër stuhish, shkruan BBC.
Miliona njerëz në Kaliforninë qendrore dhe jugore, duke përfshirë zonën e Los Anxhelosit, janë nën vëzhgimin e përmbytjeve pasi një rrymë e fortë atmosferike këtë sezon parashikohet të godasë shtetin.
Një seri stuhish kanë goditur shtetin me borë, përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike që nga dhjetori.
Pjesë të autostradës së Bregut të Paqësorit u mbyllën të martën për shkak të përmbytjeve.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se deri në 7.6 cm shi parashikohej për zonat bregdetare dhe luginore në Kaliforninë Jugore, si dhe 6 inç në rajonet më të ulëta malore.
Mijëra janë evakuuar nga dy qytete të vogla të Kalifornisë, Alpaugh dhe Allensworth, në pjesën qendrore të shtetit në kontenë Tulare.
Erëra të dëmshme dhe reshje bore parashikohen gjithashtu për disa pjesë të shtetit, ndërsa disa banorë janë detyruar të kalojnë nëpër ujë disa metra për të arritur në shtëpitë e tyre.
Dhjetëra triliona litra ujë shiu kanë rënë mbi shtetin që nga fillimi i stuhive në fund të dhjetorit.
Presioni i fundit atmosferik parashikohej të godiste jugperëndimin e SHBA-së si dhe Malet Shkëmbore deri të martën në mbrëmje.
Përmbytjet ekstreme këtë sezon kanë bërë që disa pjesë të Kalifornisë të heqin kufizimet në përdorimin e ujit pasi reshjet e shiut kanë ndihmuar në lehtësimin e thatësirës historike të shtetit. Ekspertët kanë paralajmëruar se kushtet e thata mund të kthehen vitin e ardhshëm.
( Sipas BBC )