E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalkulimet per koalicion

Njohesit e rrethanave politike ne Prishtine thone se negociatat e dobishme per koalicionin e ardhshem qeveritar mund te nisin pas perfundimit te rivotimeve ne disa komuna dhe certifikimit te rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata flasin per mundesite e krijimit te koalicionit ndersa i vleresojne te pakta opsionet e Partise Demokratike te Kosoves qe deri me tani prin me numrin e votave te fituara.

Edhe pse disa parti politike tashme kane nisur bisedimet rreth krijimit te koalicionit per qeverine e re te Kosoves llogaritjet me te sakta duket se mund te behen tek pas 9 janarit 2011 kur te perfundojne rivotimet e pjesshme dhe kur te behet ndarja e sakte e uleseve ne Kuvend per secilen parti politike qe ka kaluar pragun zgjedhor.

Publicisti Halil Matoshi thote se krijimit te koalicionit duhet ti paraprije certifikimi i rezultateve perfundimtare per zgjedhjet parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ato nuk mund te lidhen mund te behen vetem deklarime per qejfet e tyre. Ne aspektin e legjitimitetit politik nuk mund te behet kurrfare koalicioni pa e marre nje vendim valid KQZ-ja dhe pa u certifikuar zgjedhjet e lira parlamentare te 12 dhjetorit - thote Matoshi.

Partise Demokratike te Kosoves e cila bazuar ne rezultatet preliminare te zgjedhjeve ka numrin me te madh te votave thuhet se do ti duhen partnere per krijimin e nje qeverie stabile.

PDK-ja dite me pare nisi bisedimet per koalicion me Aleancen Kosova e Re dhe me disa nga partite e pakicave duke synuar te mbledhe numrin e nevojshem prej 61 votave te deputeteve. Koalicioni i qendrueshem sipas analistit Driton Lajci do te perbehej nga PDK-ja AKR-ja partite e pakicave dhe AAK-ja.

Partia Demokratike duket se deshiron ta perfshije edhe AAK-ne ne koalicion ne menyre qe te kete stabilitet te qeverise dhe te qeverisjes e njekohesisht nuk do qe te kete opozite te forte. Me AAK-ne ne opozite megjithate krijohet nje opozite shume e forte dhe as kryeministri e as Partia Demokratike nuk duan qe fatin e qeverise se tyre ta lene ne duart e AKR-se - thote Lajci.

Lidhja Demokratike e Kosoves Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Levizja Vetevendosje deri me tani kane hedhur poshte mundesine per te hyre ne koalicion me PDK-ne.

Kjo e fundit vazhdon ta shohe si mandatar per krijimin e qeverise se ardhshme kreun e saj Hashim Thacin. Analisti Matoshi flet per opsionet e liderit te PDK-se

Duket se kesaj radhe zoti Thaci nuk ka shume luks per te zgjedhur sepse ai sic duket do te mbetet me nje qeverisje me legjitimitet te dyshimte dhe me nje qeverisje te brishte e cila do te perbehej vetem nga PDK-ja partite e pakicave te Kosoves dhe AKR-ja e zotit Pacolli.

Matoshi thekson se deri ne certifikimin e rezultateve perfundimtare nga KQZ-ja mund te shtohen ankesat e kandidateve te partive politike per deputete pastaj ankesat drejtuar Gjykates Supreme te Kosoves e eventualisht edhe Gjykates Kushtetuese te Kosoves.

Per shkak te parregullsive te evidentuara ne te dhenat e formulareve per zgjedhjet parlamentare aktualisht Qendra e Numerimit dhe e Rezultateve eshte duke rinumeruar votat ne rreth 760 vendvotime ndash me mundesi te rritjes se numrit te vendvotimeve te cilat duhen rinumeruar.

Numri i madh i parregullsive ne procesin elektoral kohe me pare kishte shtyre KQZ-ne te vendose qe me 9 janar te vitit te ardhshem te perseriten zgjedhjet parlamentare ne Skenderaj Drenas Decan ne nje qender votimi ne Lipjan dhe ne nje tjeter ne Malisheve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›