E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me gjithe manipulimet e zgjedhjeve dialogu me Bjellorusine duhet te vazhdoje

Dhuna e Lukashenkos ndaj opozites duhet denuar por ndaj dialogut te Evropes me regjimin e tij nuk ka alternative.

Qe pushtetmbajtesi Aleksander Lukashenko do ta shpallte serish veten fitues nuk kishte dyshim dhe qe e arte qe ne fillim - po ashtu qe e qarte se pas zgjedhjeve ai nuk do sillej bute me opoziten. Votimi i inskenuar prej tij kishte si synim te krijonte idene e liberalizimit pa lejuar nje demokratizim te vertete.

Publiku i ketij teatri te ulet politik nuk ishin qytetaret bjelloruse por opinioni publik evropian. Kjo sepse muajt e fundit BE-ja eshte perpjekur te hyje ne kontakt me Bjellorusine.

Por vetem ata qe nuk ia kane idene mund te surprizohen dhe te zhgenjehen prej zgjedhjeve dhe shtypjes brutale te opozites. Te gjithe ata qe e njohin gjendjen ne Bjellorusi e dinin prej kohesh se cregjim ka ndertuar Lukashenkoja ne 16 vitet e kaluara. Po ashtu ata e dine se cburime administrative do te vinte ne perdorim regjimi per te prodhuar rezultatin prej mbi 70 te prognostikuar faktikisht prej Lukashenkos. Askush nuk duhet te kete iluzione se me Lukashenkon do te arrihet ndonjehere nje demokratizim i vertete i Bjellorusise.

Por ai qe kerkon qe tani ti jepet fund dialogut evropian me Lukashenkon tregon se moralisht mund te jete njeri i mire por se nuk e ka idene e Bjellorusise. Sado e veshtire qe te jete per tu kuptuar pas zgjedhjeve te falsifikuara arrestimi i qindra opozitareve aq e drejte eshte qe BE te vazhdoje dialogun me regjimin e Lukashenkos. Dekadat e kaluara kane treguar se nderprerja e bisedimeve dhe izolimi nuk kane efekt. Por ne kuadrin e dialogut duhet ushtruar edhe kritike. Per deficitet ne fushen e te drejtave te njeriut ne Bjellorusi duhen te flitet hapur. E ngarkuara e BE-se per Punet e Jashtme Catherine Ashton kerkoi me te drejte lirimin e menjehershem te opozitareve te arrestuar.

Per vazhdimin e dialogut flet edhe nje shkak tjeter i cili rrjedh prej marredhenieve shoqerore ne Bjellorusi. Shoqeria atje eshte sikurse edhe ne shumicen e shoqerive te tjera post-sovjetike e percare thelle. Masa e madhe e popullsise eshte apolitike dhe e duron politiken autoritare. Renia totale politike dhe ekonomike si pasoje e shperberjes se BE para 20 vjetesh ka pasur pasoja traumatike ne shoqeri dhe u ka grabitur shume njerezve shpresen se ne politike mund te kete ndonje ndryshim. Kandidatet opozitare humben me siguri per shkak te kufizimeve ne fushaten elektorale dhe perdorimit kunder tyre te burimeve administrative. Por problemi i tyre eshte edhe se elektorati nuk beson se ata mund te jene me te mire se sa regjimi i Lukashenkos.

Vetem nje grup relativisht i vogel shoqeror angazhohet per nje politike te re ne radhe te pare qytetare te shkolluar intelektuale sipermarres te vegjel shume studente qe jetojne kryesisht ne Minsk apo qytete te tjera te medha. Ata demonstruan ne Minsk per mbeshtetjen e opozites. Keta duan nje Bjellorusi demokratike ne Evrope. Ne menyre qe ne te ardhmen numri i tyre te shtohet ata duhet te mbeshteten me lehtesim vizash me kredi te vogla te BERZH-it si dhe permes projekteve dhe kooperimit ne fushen e shoqerise civile. Dhe kjo mund te behet vetem permes dialogut me regjimin e Lukashenkos.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›