Zgjidhen ndasite ligji nuk do te ndaloje shamite dhe kryqet

Ministria e Arsimit dhe e Shkences siguroi Komunitetin Mysliman te Shqiperise se behet fjale vetem per simbolet ne ndertesa
Neni i shumedebatuar i projektligjit te arsimit parauniversitar nuk ka pasur tendence per te ndaluar shamite dhe kryqet tek individet por per te ndaluar simbolet fetare mbi objektet e arsimit parauniversitar. Qellimi i ketij neni iu be ditur para dy ditesh Komunitetit Mysliman Shqiptar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences e cila ende nuk eshte prononcuar zyrtarisht per kete nen.
Ne kontaktet qe titullaret e larte te KMSH-se Komunitetit Mysliman Shqiptar paten me drejtuesit e Ministrise se Arsimit dhe Shkences eshte sqaruar se ne kete pike nuk behet fjale per cenim te lirive te individit por kerkohet ndalimi i ekspozimit te simboleve fetare ne ambientet e brendshme te shkolles pra ka te beje me ambientet e mesimdhenies dhe jo me individin te cilit i garantohet me Kushtetute liria e besimit dhe e shprehjes. Nderkohe perfaqesues te larte te Ministrise se Arsimit dhe Shkences kane shprehur gatishmerine e tyre per te pranuar cdo propozim apo sugjerim lidhur me projekt-ligjin ne fjale deri me 31 janar 2011 - beri te ditur KMSH.
Nderkaq burime konfidenciale nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bene te ditur dje per gazeten se po shqyrtohet riformulimi i ketij neni ne menyre qe te mos duket si i keqinterpretueshem. Per Standard aktivistja e te drejtave te njeriut znj. Elsa Ballauri kishte deklaruar se neni ishte i keqshkruar sikurse deklaruan konfidencialisht edhe juriste te Gjykates Kushtetuese te kontaktuar nga gazeta.
Sipas tyre keqinterpretimi i nenit mund te behej nga zbatuesit e tij pra drejtuesit e shkollave te cilet mund ta kuptonin kete nen si ndalim te simboleve fetare ne cdo aspekt dhe ne cdo forme. Por ligjshkruesit arsyetuan se kjo ishte e pamundur pasi kreu ne te cilen ndodhej neni nenkuptonte qe kishim te benin me pjesen administrative cka nenkupton objektet dhe jo individet.
Gjithsesi burimet nga MASH ben te ditur se duke qene se ligji eshte ne faze konsultimi te jashtem ndjeshmerite e komuniteteve fetare dhe sidomos te Komunitetit Mysliman Shqiptar do te merreshin parasysh ne variantin final te projektligjit i cili do te tentoje te shkoje sa me afer te mires publike. Keshtu pritet qe neni ne fjale te riformulohet per te percaktuar qarte se ku ndalohet simboli fetar ne objektet shkollore qe eshte detyre kushtetuese apo tek individet cka hap serish nje debat kushtetues.
Ne nenin 36 pika 4 e projektligjit te ri te arsimit parauniversitar shprehet se ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare.
Projektligji parashikon gjithashtu qe ne institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe/ose fetare me nxenesit ose punonjesit e tyre ne institucionet arsimore ndalohet indoktrinimi ideologjik i nxenesve si edhe se ndalohet qe nxenesit te detyrohen nga punonjesit e institucionit arsimor qe te marrin pjese ne veprimtari partiake dhe/ose fetare ose ne veprimtari te tjera qe nuk jane parashikuar ne planin e veprimtarive te institucionit.
Projektligji i arsimit te larte le hapesire per keqinterpretim sipas juristeve kur hartuesit mund te kene pasur si qellim ndalimin e simboleve ne mjediset e shkolles ashtu sikurse rezultoi por qe per shkak te formulimit mund te kuptohej nga zbatuesit e ligjit si ndalim i mbajtjes se simboleve individuale si shamite apo kryqet.