Kalkuta, mijëra persona kujtojnë Nënë Terezën
Mijëra persona të devotshëm janë dyndur e grumbulluar të enjten në ambientet e "Misionareve të bamirësisë", urdhëri i themeluar nga vetë Nënë Tereza, për të shënuar dhe përkujtuar 100 vjetorin e lindjes së saj, me një meshë speciale. Mesha është zhvilluar në lindje të qytetit Indian, Kalkuta. Dyert e "Shtëpisë Nënë", ku bamirësja me origjinë shqiptare jetoi dhe vdiq, u hapën për qindra të tjerë, e në veçanti për të varëfërit të cilët kanë preferuar të jenë të pranishëm në ceremoni.
Njerëzit mbanin qirinj nëpër duar, kanë kënduar e janë lutur bashkë me të gjithe besimtarët, përfaqësuesit e "urdhërave'' apo kongregatave të ndryshme, apo së bashku me motrat e Nënë Terezës. Të gjithë janë afruar në varrin e Nënë Terezës, e ndërsa motrat e veshura me sarin në ngjyrë të bardhë e shirita blu, kanë lexuar edhe disa fjalë për Nënë Terezën e më pas kanë lëshuar dy pëllumba, simbolin e paqes. Nënë Tereza e bëri Kalkutën shtëpinë e saj, ndërsa shërbeu për shumë e shumë njerëz në shtëpi të tjera apo edhe pa një strehë, ishte pranë atyre qe ishin në prag të vdekjes, ndihmoi të moshuarit, fëmijët, personat e braktisur etj. Mesha është drejtuar nga kryepeshkopi nga Kalkuta, Lucas Sircar, ku të pasur e të varfër janë lutur së bashku.
e ndërsa njerëzit këndonin himne, motër Prema, tha se shpresonte që Nëne Tereza, të prekte edhe një herë zemrat e tyre me dashruinë e Zotit. Shumë prej atyre që ishin të pranishëm në ceremoni, e kishin takuar personalisht Nënë Terezen.