E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho,mund të bëhet drejtor te Barcelona


Barcelona dëshiron të bindë asin e Milanit, Ronaldinhon, që të pranojë rolin e drejtorit te klubi katalanas.

Gazetarja e "El Mundo Deportivo", Cristina Curbero, i ka thënë Radio Marca se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka pasur një takim privat me Ronaldinhon, të cilit i ka ofruar postin e drejtorit të klubit te Barcelona, kur braziliani ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Ronaldinho është pritur si hero para fillimit të ndeshjes për trofeun Joan Gamper në Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›