E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kallezimi i PS Uolfarth takohet me kryeprokuroren Ina Rama

Ambasadori i OSBE-se Eugen Uolfarth po zhvillon nje takim me Prokuroren e Pergjithshem Ina Rama. Kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi ka mberritur ne Prokurorine e Pergjithshme rreth ores 1100. Ky takim vjen vetem pak ore pasi Partia Socialiste ka bere kallezim penal per kryetarin e KQZ-se Arben Ristani dhe tre anetaret Klement Zguri vera Shtjefni dhe Hysen Osmani.

Shkak per kete kallezim penal te socialisteve eshte shkelja e vazhdueshme e ligjit nga ana e KQZ-se permes hapjes se dhjetera kutive te votimit brenda te cilave po gjenden edhe fakte qe tregojne manipulime te votes.

Sekretari per eshtjet Ligjore Fatmir Xhafa ka dorezuar dje pasdite ne prokurori kerkesen per ndjekjen penale te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe administrimin e provave qe po konsumohen ne ambientet ku zhvillohet mbledhja e ketij institucioni.

Te kontaktuar nga Shekulli burimet zyrtare te prokurorise pohuan se kane marre kallezimin penal dhe per momentin jane ne fazen e verifikimit te tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›