Ministri Mediu firmos marreveshjen me ceket
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Ministrine e Mjedisit te Republikes eke. Gjate nje takimi me homologun e tij cek ministri Mediu e ka njohur ate me situaten e mjedisit ne Shqiperi reformat ligjore ne perputhje me standardet europiane. Ministri Mediu e njohu homologun Chalupa edhe me hapat qe jane hedhur ne perafrimin e legjislacionit shqiptar i cili mund te thuhet se tashme ka perqafuar standardet e vendeve me te zhvilluara evropiane si dhe ne fushat me problematike te mjedisit ne Shqiperi sic jane menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve apo trajtimi i ujerave. Ne kete kontekst ministri Mediu u shpreh se Ministria e Mjedisit e Shqiperise do te ishte mjaft e gatashme per te perfituar nga eksperienca ceke ne keto fusha. Ministri cek i Mjedisit z. Chalupa duke e falenderuar ministrin Mediu per viziten e pergezoi ate dhe shprehu konsideraten e tij per perpjekjet qe jane bere ne Shqiperi ne fushen e e Mjedisit si dhe hapat e shpejte me te cilen po ndermerren reformat ne kete sektor. Ministri cek shprehu gadishmerine per te mbeshtetur Shqiperine ne politikat per mbrojtjen e mjedisit duke forcuar keshtu miqesine mes dy vendeve. Mediu ka zhvilluar nderkohe edhe nje vizite ne Institutin e Kerkimeve Ujore ku ka degjuar nga afer ekspertet te cilet jane shprehur te gatshem per te ofruar ndihmen e tyre.