MASH-MB mbi sigurine rrugore ne shkolla
Blerta Mrishaj
Siguria rrugore eshte bere objekt i vemendjes se Qeverise Shqiptare gje qe se fundmi eshte materializuar ne nje Strategji Kombetare per Sigurine Rrugore. Kjo konfirmon angazhimin per programe qe lidhen direkt me shendetin dhe mbrojtjen e njerezve. Ne rastin e programit Edukimit per Sigurine Rrugore ne shkolla rendesia eshte e dyfishte per shkak se lidhet me mbrojtjen e femijeve dhe nxenesve qe jane pjesa me e kercenuar nga rreziqet e trafikut por lidhet edhe me perspektiven. Perpjekja jone synon nje brez te informuar per rreziqet e rruges per rregullat e nevojshme cka na sugjerojne ne menyre te perseritur shkaqet e aksidenteve. Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Ministria e Brendshme kane bashkepunuar ngushte per te arritur kete qellim. Ka nje Marreveshje Bashkepunimi te nenshkruar ne Tetor 2010 Per Edukimin mbi Sigurine Rrugore ne Sistemin Parauniversitar qe vijon me nje kuader me te gjere me Strategjine Kombetare ne Shkurt 2011. Duke vleresuar prioritetin dhe vleren e edukimit te hershem po realizohet nje proces kompleks me perfshirjen direkt te oficereve te policise rrugore qe do jete nje eksperience me interes per te dy palet mesues dhe oficere policie. Ndryshime te dukshme do te mund te vereni per pak muaj por synimi jone eshte ne nje plan me afatgjate e perspektiv per nje ambient te shendetshem e te mbrojtur me vemendjen e duhur administrative me njerez te edukuar dhe te trajnuar sic duhet si nje garanci e nevojshme per kushtet e sotme. Duke e pare kete si nje pergjegjesi te rendesishme ne do te vijojme me aktivitetet dhe planet tona deri ne realizimin e synimeve qe kemi percaktuar.