E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallmeti dhe Zejmeni në terr, CEZ-i u pret energjinë elektrike

Lezhë- Mungesa e energjisë elektrike ka përfshirë edhe fshatin Kallmet në Lezhë, të cilët po vuajnë prej tre ditësh mungesën e energjisë elektrike në banesat e tyre.

Ato tregojnë se nuk është hera e parë që ndodhen në një situatë të tillë dhe pretendpjnë se 50% e tyre janë pagues të rregullt të energjisë.

Madje edhe transformatori ekzistues është vendosur me fondet e tyre dhe jo nga kompania CEZ.

Ata thonë se e vetmja gjë që kërkojnë është rikthimi i energjisë elektrike pasi vështirësitë me të cilat po përballen këto banorë janë të shumta. Në këtë zonë janë mbi 50 familje të cilat po përballen me mungesën e energjisë elektrike edhe pse pjesa dërrmuese e tyre janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike.

Po ashtu prej drita është edhe komuna Zejmen, banorët e të cilës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike që prej 8 ditësh. Ato gjithashtu shprehen se këtu kanë të bëjnë me një dënim kolektiv dhe se kjo nuk është e drejtë në një shtet demokratik.

Mungesa e stërzgjatur e energjisë po dëmton edhe bizneset e tyre, pasi shumë produkte që kanë venojë të ruhen në tempeaturë të ulët janë prishur duke u shkaktuar atyre humvje të mëdha. Banorët bëjnë thirrje për zgjidhje të menjëhershme të problemit në të kundërt do të ketë protesta deri edhe bllokim rrugësh.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›