E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, shembje masive gurësh e dherash në Librazhd

Reshjet e shumta të shiut shkaktojnë probleme në rrethin e Librazhdit. Burime nga ky qytet bëjnë me dije se situata problematike janë paraqitur në Qukës, Xhyrë, Murrash dhe Mirakë, ku raportohet se ka pasur edhe shembje masive, gurësh dhe dherash, duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.
 

Ndërkaq e shtuna është gdhirë me problematika pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, madje dhe në vetë kryeqytetin, cfarë ka vënë në alarm strukturat vendore për marrjen e masave në neutralizimin e situatës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›