E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut, përmbytje në Durrës e Lezhë

Reshjet e shiut kane shkatuar permbytje ne qytetin bregdetar te Durresit. Me e renduar ka qene situata ne zonen periferike,ne hyrje te qytetit, shetitoren Taulantia dhe vecanerisht ne zonen e plazhit.
 

Rrebeshi i shiut dhe permbytjet kane treguar dhe nje here situaten e renduar, persa i perket sistemit te kanalizimeve ne Durres, ku kane mjaftuar disa ore shi qe situata te dale jashte kontrollit. Nderkohe,reshjet e shiut kane pezulluar procesin e perpunimit te mallrave ne portin e Durresit.
 

Per shkak te dallgezimit anijet e vogla tregetare dhe ato te peshkimit kane mbetur te bllokuara nje port, ne nje kohe qe ka vijuar normalisht lundrimi i anijeve me tonazh te rënde dhe trageteve.
 

Përmbytje janë shënuar edhe në qytetin e Lezhës. Qytetarët kanë pasur vështërisë kalimi në rrugët kryesore dhe në lagje, për shkak të nivelit të lartë të ujit. Në kushte të tilla, qytetarët e Lezhës gjejnë si zgjidhje të vetme zbathjen për të kaluar nga pallatet drejt destinacionit te tyre.
 

Shkak për këtë situatë është bërë mos funksonimi i kolektorëve të cilët nuk shkarkohen në lumin Drin, pasi niveli i tij është rritur ndjeshëm. Megjithese këto situata janë te pervitshme, reagimi ka qene mjaft i vogel, duke bere qe veshtirësite e qytetareve te vine duke u rritur me fillimin e reshjeve te shiut. Per shkak te bllokimit te disa rrugeve ne brendesi te lagjeve, si pasoje e permbytjeve te tyre nga shiu eshte veshtirësuar edhe qarkullimi i mjeteve, duke krijuar trafik te renduar ne bulevardin “Gjergj Fishta”.
 

Rreshjet e shiut ne Lezhe kane nisur mengjesin e sotem dhe kane patur intensitet te larte, por bashkia e Lezhës ka vepruar shume pak per te normalizuar situaten e krijuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›