E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notat e studentëve online, Rektori i Unv. të Elbasanit: Luftë ndaj mitmarrjes

Pas ngjarjeve të ndodhura në Elbasan, ku pedagogët janë arretuar për shkak të mitëmarrjes, rektori i këtij Universiteti thotë de do të ndryshojë situatën në këtë institucion të arsimit të lartë. Rektori Liman Varoshi thotë se është hapur një sitem i vecantë kompjuterik, ku të gjithë studentët kanë kodin dhe të dhënat e tyre dhe mund të mësojnë online rezultatet e provimeve.

Gjithashtu pedagogët e këtij Universiteti nuk kanë kohë me shumë se 1 ditë për të korigjuar dhe për ti hedhur në rrjet notat e provimeve. Nga kjo hedhje e notave në kompjuter, asnjë pedagog nuk ka më të drejtë të vërë dorë mbi këtë rezultat.
 

Në këtë intervistë të dhënë për Ora News rektori Varoshi thotë se do të ketë penalitete të forta, si për studentët ashtu dhe pedagogët. Studentët do të penalizohen në rast të mungesave dhe pedagogët në rast të performacës së dobët, vonesave dhe të rastin më të keq të abuzimeve. Sipas Varoshit nuk do të ketë më paralajmërim, por largime nga puna.
 

Universiteti Aleksander Xhuvani i qytetit te Elbasanit u vu ne qender te vemendjes vetem pak muaj me pare ne lidhje me fenomenin e korrupsionit, pas arrestimeve te dy pedagogeve te tij per kultivimin e kesaj vepre penale e pas ketyre rasteve tashme ka ardhur edhe ky reagim i rektoratit, i cili pritet te sjelle uljen e mundesive per zhvillimin e korrupsionit ne kete Universitet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›