E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kallmi nendetesja qe fle nen siperfaqe

I ndodhur afro 1 ore larg qendres se qytetit te Durresit Kallmi perben nje prej perlave te bregdetit shqiptar apo sic thone specialistet e turizmit nendetesja qe fle nen siperfaqen e ujit dhe reres dhe qe shume shpejt atje do te kete plazh elitar e publik. Prej vitesh durrsaket po kerkojne nga bashkia dhe qeveria qe Kallmi te kthehet ne plazhin e tyre pasi bukuria pozicioni strategjik ajri uji dhe rera e paster jane ato cka joshin pushuesit duke synuar larg zhurmave dhe mbipopullimit. Duke pasur parasysh se te gjitha trojet bregdetare ne Durres ne plazh Shkozet dhe gjetke u transformuan ne hekur dhe beton jo vetem qytetaret por edhe syte e ndertuesve jane hedhur nga Kallmi i cili ende duket se eshte i virgjer. Deri tani siperfaqet e tokave ne Kallm rezultojne te ndara ne pjese sipas ligjit 7501. Ndertuesit presin prej vitesh te perfundoje studimi urban i Zones B ku ben pjese edhe Kallmi dhe do te nise puna per urbanizmin e ketij territori. Nga pikepamja gjeografike zona e Kallmit ndodhet ne pjesen veriperendimore te qytetit te Durresit. Ai perfaqesohet nga nje koder e bute e cila perfundon ne breg te detit duke krijuar plazhe te vogla te cilat ndodhen neper gjire shume te kendshme. Lartesia e kodres se Kallmit eshte 89 metra. Ndersa bregu i detit eshte vazhdim i atij te Currilave Kallmi lidhet me ne veri me plazhin e Porto Romanos. Pjesa e Kallmit e cila sheh nga deti ka nje siperfaqe prej 150 ha ose 1.500.000 m2. Ky sistem natyror ka nje flore dhe faune te larmishme pasi ende dora e njeriut nuk ka nisur dukurine e bunkerizimit sikurse ka bere me Plazhin dhe Golemin. Dikur atje ndodheshin tokat e fermes bujqesore por jane te paket banoret e qytetit te Durresit te cilet e dine historine e pronesise se Kallmit. Ky territor i cili ne letra i perket Bashkise se Durresit perpara viteve lsquo90 ka qene pjese e NB Spitalle. Pas ndryshimeve te medha social-politike ne vitet lsquo90 ne vendin tone kjo toke iu nenshtrua ndarjes sipas ligjit 7501 duke u trajtuar si toke bujqesore. Keshtu qe edhe sot e kesaj dite kjo toke nuk trajtohet si toke truall por si toke are. Askush ne bashki apo qark nuk eshte ne gjendje qe te jape sqarime te sakta se sa eshte siperfaqja e tokes se ndare per ish-punonjesit e fermes te cilet moren ne pronesi territore nga kjo ekonomi dhe sa jane pronaret e vertete te cilet komisioni i kthimit dhe kompensimit te pronave u ka kthyer tokat ne Kallm. Sipas informacioneve rezulton se nga siperfaqja prej 150 ha nje pjese e mire e saj ne vitet 1998-2003 nuk iu dha ish-punonjesve te NB Spitalle dhe as pronareve te ligjshem por me vendime te komisionit te ndarjes se tokave ate e moren ish-pushtetaret socialiste. Ne bashki sqarojne se Kallmi ben pjese ne Zonen B te qytetit te Durresit kurse Zona A eshte qendra urbane e Durresit. Ajo shtrihet nga Porti Detar Muzeu Arkeologjik Parku Sportiv deri te Hipoteka. Kjo zone i eshte nenshtruar nje studimi urban nga nje studio e specializuar italiane studim i cili eshte miratuar edhe nga KRRTRSH. Sipas ketij studimi me pak fjale ndertimet e reja kufizohen ne menyre te ndjeshme ne kete zone. Nderkohe BB ka kryer studimin e Zones B e cila do te ndeze driten jeshile per ndertime ne disa lagje dhe pjese te qytetit. Ne to ben pjese edhe Kallmi si dhe fashoja nga Berryli deri te malorja e Currilave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›