E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, At Marku: Regjistrimi, tentativë për tjetërsim

Kisha ortodokse “Shën Mëria” ka reaguar sot duke kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnije dhe feje dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të mos e pranojnë këtë regjistrim. Famulltari At Nikolla Marku e cilëson regjistrimin si tentativë e grekëve për të tjetërsuar identitetin e shqiptarëve .

Sipas At Markut grekët kanë në plan të tjetërsojnë shqiptarët në 3 drejtime, në fe, gjuhë dhe kombësi dhe më pas do të kërkojnë referendum për t`u shkëputur nga Shqipëria.
 

“Po kryen vepra penale mbi kombin tonë prandaj drejtësia duhet të veprojë ” thekson At Marku duke shtuar se shërbimi inteligjent duhet të bë jë detyrën.
 

At Marku ka mbështetur nismën e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu për të ndryshuar regjistrimin e popullsisë mbi baza etnije dhe feje por ka dënuar veprimet e Janullatos, e Nikolas Geixh, deklaratat e konsullit grek në Korçë, aktet e kryebashkiakut të Himarës Bollano dhe Omonias që sipas tij janë në dëm të sovranitetit të vendit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›