E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 300 mije vete mbushin rruget dhe sheshet e Elbasanit

Dita e Veres kthen Elbasanin ne kryeqytet per nje dite. I pranishem edhe Kryeministri peruron linjen e re 400 k/volt

Dita e Veres dje zgjoi zhurmshem Elbasanin qytetin qe ruan me fanatizem prej shekujsh pronesine e kesaj feste pagane. Veprimtarite kane nisur qysh ne daten 14 mars qe ne oret e para te mengjesit ndersa ne rruget e qytetit numeroheshin mbi 300 mije qytetare jo vetem nga Elbasani dhe rrethinat e tij por nga i gjithe vendi. Karnavalet e shkollave 9-vjecare dhe te mesme kane hapur veprimtarite artistike e kulturore. Te inkuadruar ne kolona e rreshta me pankarta ne duar si Ne jemi e ardhmja Stop dhunes Mbani paster mjedisin etj. qindra femije kane qene pjese e dekorit te festes tradicionale me veshjet e tyre duke hedhur edhe parulla per paqe dhe lumturi. Pasi ka perfunduar parakalimi i nxenesve te shkollave komuniteti rom dhe Bashkia Elbasan organizuan nje koncert per femijet ne sheshin para kalase se qytetit. E vecanta e Festes se Veres ishin rruget e mbushura plot me njerez te cilet nuk harruan te shijonin edhe nje nga specialitetet e kesaj dite ballokumen. Festa e Veres kishte mysafir dje ne Elbasan edhe Kryeministrin Berisha i cili peruroi linjen e re te transmetimit te energjise 400 k/volt Elbasan - Podgorice ku i pranishem ishte edhe ambasadori Italise ne Tirane Saba DElia. Linja e re ka nje rendesi te dyfishte pasi ajo do te sherbeje edhe si linje e tregtie per energjine. Pasi ka vizituar panairin Dita e Veres 2010 Kryeministri Berisha i shoqeruar edhe nga zonja Berisha ka uruar te gjithe qytetaret e Elbasanit dhe Shqiperise duke u shprehur Kjo dite sjellte me shume gezim dhe hare brenda nje kohe shume te shkurter kjo feste te pasohet edhe me gezime te tjera sic jane fillimi i rruges Tirane - Elbasan e shume gezime te tjera per shqiptaret Dita e Veres festohet edhe ne Tirane por rrenjet kjo tradite e bukur i ka ne Elbasan. Kryeministri Berisha tha Ne 8 maj shqiptaret do te votojne te lire do te votojne per perspektiven e tyre evropiane. Dita e Veres qe nenkupton ne fakt ardhjen e pranveres ka data te ndryshme ne zona te ndryshme te vendit. Ndersa 14 marsi eshte festuar historikisht ne Elbasan ndaj ky qytet vazhdon ta ruaje edhe sot te forte traditen natyrisht gershetuar me elemente te rinj qe ende skane nje emer por jane aktivitete festive masive. Festa vazhdoi me xhiro ne bulevardin kryesor Q. Stafa ku me te rinjte iu bashkuan grupit te karnavaleve nga shkollat e qytetit. Biznesi kishte ngrehur tenda ku sherbente produkte te ndryshme dhe ku natyrisht nuk mungonin ballokumet. Ne Elbasan kete vit vec te ardhurve nga qytetet e tjera te Shqiperise kishte edhe qindra qytetare te Kosoves dhe Maqedonise. Ne oret e para te mengjesit qytetare te Elbasanit por edhe te rinj te ardhur nga rrethet kane dale ne rruget kryesore te qytetit per te shijuar muziken numrat e cirkut koreografite pse jo edhe ballokumet e dites se veres. Nje atmosfere me te vertete festive 14 marsi pasi kjo feste tashme eshte kthyer ne tradite. Mijera vete bashke me familjet e tyre kane udhetuar drejt Elbasanit aty ku ka origjinen Dita e Veres dhe ku ballokumet kane tjeter shije. Te pyetur nga gazeta Standard qytetaret thone se kjo eshte nje dite e bukur per shetitje dhe mundesi e mire per te kenaqur te vegjlit qe ndjekin minikoncertet qe po zhvillohen neper rruget kryesore te Elbasanit. E gjitha eshte organizuar nga Bashkia e Elbasanit. Keshtu ne oren 1000 ne sheshin para Sahatit tek Rrapi i Bezistanit ka nisur koncerti i ansamblit Isuf Myzyri me kenge e valle po keshtu prane ketij sheshi gjendeshin akrobatet dhe klounet e cirkut qe dhane shfaqje per femijet. Ndersa ne bulevard shetiti Banda e Qytetit. Ne cdo cep te bulevardit ishin formuar kende ku tregtoheshin gatime tradicionale. Nuk mungonin as animatoret xhaxhi piktori panairi i librave etj. Kete vit kremtimet ne qytetin e Elbasanit zgjaten tri dite 12 13 dhe 14 mars ku protagoniste ishte Bashkia Elbasan me nje game aktivitetesh ne 13 mars qe simbolizon edhe nisjen e pergatitjeve dhe mbremjen e Dites se Veres. Festa nisi me aktivitete duke lidhur poetet me natyren. Rreth ores 1000 ne Lulishten e Poeteve ne qender te qytetit ata mbollen nje peme simbolike. Me pas aktivitetet u zhvendosen ne mjediset e teatrit Skampa ku disa poete prezantuan librat e tyre. Kete vit ndryshe nga vitet e tjera panairi u cel ne oren 1100 nje dite para Dites se Veres. Celja e panairit ku marrin pjese mbi 47 firma do te vazhdohej nga nje parade poetike qe kishte ne sfond dokumentarin Pazari i vjeter i Elbasanit dhe me pas ndarja e cmimeve per poetet. Ne mbremjen e dates 13 mars rreth ores 2000 filloi koncerti ne sheshin qendror te qytetit me pjesemarrjen e ansamblit Isuf Myzyri nje grup folklorik grek qe ka qene i ftuar ne Festivalin e Kenges Popullore Qytetare si dhe kengetare te njohur si Poni Maja Artiola Toska vellezerit nga Korca Eranda dhe Irma libohova etj. Ne mesnate bashkia vazhdoi ritualin e fishekzjarreve. Si cdo vit Dita e Veres u shoqerua me krosin e nxenesve te shkollave nentevjecare ne shetitoren kryesore te qytetit. Karnavalet tradicionale do te vazhdonin aktivitetet me pjesemarrjen e shume shkollave. Nderkohe me rastin e kesaj feste kreu i bashkise uroi te gjithe qytetaret elbasanas dhe miqte e te ftuarit qe po e kalonin Diten e Veres ne Elbasan. Keto aktivitete u ndoqen nga shume te tjera te ansambleve folklorike ne zonat ku ishin vendosur qytetare ne ritin e pervitshem te piknikut si ne parkun Rinia ne Kraste Byshek etj.

Durres

Supermarketet dhe tregjet mbushen me ushqime te skaduara

Marketet ushqimore dhe dyqanet qe tregtojne produkte ushqimore te ambalazhuara ne qytetin e Durresit jane kthyer ne depozita te produkteve te skaduara. Kjo natyrisht ka ardhur edhe pas mungeses se shpeshte te kontrolleve nga ana e Inspektoratit Ushqimor ku qytetaret durrsake mbeten te rrezikuar. Majoneze biskota salce domatesh lengje frutash ushqime te ambalazhuara dhe te koncentruara po shiten ne marketet e Durresit jashte dates se skadimit duke perbere edhe nje rrezik potencial. Te gjithe jemi konsumatore te produkteve qe tregtohen ne tregjet tona atyre te importit dhe vendase. Vetem duke verifikuar ne disa supermarkete dhe minimarkete konstaton produkte te dala nga skadenca qe prej muajit tetor te vitit 2010 si biskota Crackers Pan Kolusi e importuar nga Italia majoneza e vendit dhe ajo e huaj e perdorur gjeresisht per sallate por edhe produkte te tjera te cilave afati i skadimit ishte dhjetori 2010 janar 2011 apo edhe 5 mars 2011. Pjesa me e madhe e konsumatorit shqiptar nuk eshte ndergjegjesuar ende per te kontrolluar etiketat e skadences dhe jo ne pak raste ata e pesojne. Ne nje prej supermarketeve ne Durres ku evidentuam mallra te skaduara shitesja tha Furnizimi eshte bere vetem pak dite me pare dhe do ti kthej mbrapsht te gjitha kolite me produktet te cilat ne etikete kane te shfaqur dukshem daten e skadences. Por nuk mjafton me kaq sepse ato mund te rrezikojne seriozisht jeten e konsumatorit. Kompanite qe furnizojne supermarketet me produktet e tyre te gatshme te importuara apo te vendit mallin e shperndajne ne shume pika qe nga qendrat e qyteteve deri ne periferite e tyre ku konsumatori ne shumicen e rasteve nuk i kontrollon etiketat e ushqimeve. Te dyshimta rezultojne edhe datat e skadences se miellit e niseshtese ashtu sikurse edhe djathi margarina gjalpi apo edhe pijet alkoolike. Nisur nga kjo situate Inspektorati Ushqimor prej disa ditesh ka nisur verifikimet dhe bllokimet e sasive te mallrave ushqimore qe rezultojne te skaduara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›