Anetaret e rinj ne KLD gjyqtaret qe perjashtohen nga konkurrimi

Arsyeja kater gjykata kane perfaqesues ne KLD. Konferenca Kombetare Gjyqesore mblidhet me 8 prill zgjidhen 2 anetare
Me 8 prill kryegjyqtarja e Republikes znj. Shpresa Becaj ka paralajmeruar mbledhjen e Konferences Kombetare Gjyqesore per zgjedhjen e dy anetareve te rinj te KLD-se nga radhet e gjyqesorit. Ne kete menyre znj. Becaj shpalli te hapur edhe konkurrimin per gjyqtaret aspirante per vendet e pazena. Por burime nga gjykatat ne vend na bejne te ditur se jo te gjithe gjyqtaret do te kene mundesine te aplikojne dhe te votohen per keto dy vende vakante pasi kater nga gjykatat me te medha ne vend dhe gjyqtaret e tyre jane te perjashtuar nga gara. Behet fjale per gjykatat e Shkalles se Pare ne Tirane dhe Durres si dhe dy gjykatat e Apelit ne Tirane dhe Durres. Ky perjashtim vjen automatikisht ne baze te rregullores se miratuar disa dite para mbledhjes se Konferences Kombetare Gjyqesore ku u zgjodhen pese anetare te tjere te KLD-se nga radhet e gjyqesorit me 15 nentor te vitit te kaluar. Ne baze te kesaj rregulloreje keto kater gjykata kane nga nje perfaqesues ne KLD nderkohe qe do tu lihet mundesia edhe gjykatave te tjera ne vend te kene perfaqesuesit e tyre te zgjedhur nga vete koleget me 8 prill. Pak dite me pare u ka perfunduar mandati dy anetareve te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore Hysni Demiraj dhe Artan Gjermeni i pari gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te kryeqytetit dhe i dyti gjyqtar ne Gjykaten e Elbasanit. Aktualisht Gjykata e Shkalles se pare te Tiranes gjendet e perfaqesuar ne KLD nga gjyqtaret Ilir Mustafaj dhe Flamur Kapllani te zgjedhur ne nentor te vitit te kaluar ndersa gjykata e Durresit nga gjyqtari Tritan Hamitaj. I perfaqesuar mbetet Apeli i kryeqytetit me gjyqtarin Shkelqim Miri dhe kjo eshte arsyeja qe keto gjykata perjashtohen nga kandidimi. Nderkohe me caktimin e dates se mbledhjes se Konferences kryegjyqtarja Becaj i ka hapur rrugen edhe nisjes se fushates elektorale brenda radheve te gjyqesorit. Gara do te jete e forte pasi kesaj radhe behet fjale vetem per dy vende. Konferenca Kombetare Gjyqesore kishte mbi 2 vjet qe kishte deshtuar te mblidhej cka solli edhe ngerc per plotesimin e vendeve vakant ne KLD vitin e kaluar. Shkak ishte si fillim rrezimi i ligjit te konferences nga Gjykata Kushtetuese ligj ky i cili sillte zgjedhjen e anetareve te KLD nga trupa gjyqesore jo drejtperdrejt nga te gjithe gjyqtaret por nga perfaqesuesit e atyre qe ishin zgjedhur neper konferenca rajonale. Ka qene nje iniciative e kryetares se Gjykates se Larte znj. Shpresa Becaj qe beri te mundur mbledhjen e gjithe gjyqtareve te vendit dhe plotesimin e vendeve vakante. Tashme Konferenca do te mblidhet per te dyten here vetem pas pese muajsh ku nga gjyqtaret do te zgjidhen edhe dy anetaret e rinj te KLD-se te cilet do ti perfaqesojne ne kete Keshill interesat e tyre. Ne mbeshtetje te Rregullores se KGJK -se gjyqtaret te cilet do te kandidojne per vendet vakante do te shpallin kandidaturat e tyre jo me vone se 10 dite perpara dates se konferences.