E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaloi fshehtas në 5 shtete, ndalohet në Durrës afgani 20-vjecar

DURRËS- Një 20 vjeçar nga Afganistani u ndalua natën e kaluar në portin detar, teksa tentonte të kalonte fshehurazi me traget nga Durrësi drejt Italisë.

Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se, "Rr. A., i cili kishte kaluar fshehurazi në pesë shtete, u gjet gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar i fshehur në pjesën e poshtme të kamionit me targë italiane CN 591 MD".

Sipas të njëjtave burime, afgani 20-vjeçar nuk kishte me vete asnjë dokument identifikues dhe gjatë intervistës në komisariatin e policisë dëshmoi se kishte udhëtuar në mënyra të ndryshme në itinerarin prej disa mijë kilometrash nga Afganistani, Pakistani, Irani, Turqia dhe Greqia.
Udhëtimi i 20 vjeçarit, që po tentonte të kalonte me traget drejt Italisë, do të përfundojë në Qendrën e Mbyllur të Karreçit, 20 km larg Durrësit, në pritje të largimit drejt vendlindjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›