Vdekja e foshnjës dhe shkëlqimi i festave të fundvitit
Synimi që dhe festat e fundvitit t’i realizojmë me standardet ndërkombëtare është fakt i arritur, kundrejt tërësisë së zhvillimit monopolist global të ekonomisë, por sidomos të politikës. Them kështu për njohjen e pozicioneve deri të hartimeve verbale të paracaktuara, madje të parashikuara edhe nga opinioni publik shqiptar konform diplomacisë ndërkombëtare. Për nga performanca progresive kulturore çdo vit (qoftë si fasadë e jetës së vendit) është sinqerisht një realizim i guximshëm për ndërkombëtarët por me efekt të kufizuar së brendshmi. Ndonëse dielli me shoshë as për ta nuk mund të ziret, përderisa na zvarrisin ende me “vënien në provë” (thuhet deri në qershor), këto arritje kulturore duhen pranuar si realitet nga kushdo për imazhin formal të Shqipërisë të transformuar me “bum”. Në fakt ky “bum” nuk është i qenësishëm për të ashtuquajturën klasën e mesme (siç dëshiroj të klasifikoj biznesin, deri tek ai i vogli, ç’ka s’është krejt e saktë por këtej do filluar) jo më për shtresën gjithnjë e më të gjerë të varfërisë. “Bum-i” kulturor megjithatë do përshëndetur se festimet ishin tepër cilësore në programet televizive e skenike. Kjo gjë personalisht më ka dhënë shumë kënaqësi, kryesisht në prurje të zërave të mrekullueshëm në të njëjtën kohë kur jam e ndërgjegjshme që mund të arrish gradën më të lartë të kulturës pa moralitet të përgjithshëm social-politik. Civilizimi për rastin që flasim , pra etika edhe në art në skenat e ekranet mund të ariet siç edhe u pa, ç’ka megjithatë mbeti një reality-show ku mungonte dukshëm gjuha shqipe, për më tepër kundrejt jetës së vërtetë. Vërtetësia e përgjithshme për moralitetin e këtyre standarteve që përpiqemi të arrijmë do të realizohej nëpërmjet imponimit edukues e kushtetues shtetëror që presupozon së pari rregull, disiplinë e zbatim të ligjit në mënyrë të barabartë për çdo nënshtetas. Zbatimi i ligjit për çdo individ presupozon së pari të drejtat e tij. Në mënyrë të njëkohshme edukimi duhet të vijë nga organizmat shoqërore (shoqatat e ndryshme abuzive ndërkombëtare) sidomos nga institucionet kultike të besimit fetar. Ishte bukur të shihje festimin e përbashkët të fundvitit të gjithë klerit shqiptar, por do të ishte vendimtare që të bashkuar t’i imponohen zhvillimit kombëtar filluar nga varfëria.
Është bukur të shohësh krerët e shtetit të përkëdhelin foshnjat që lindin në çastet e para të vitit të ri, por do të ishte e domosdoshme të shihej mundësia e organizimit për fëmijët e pastrehë apo të ashtuquajturit rrugaçë, lypsa apo dhe vjedhës. Të tillë këta vetëm se s’kanë mundësi tjetër jetese. Konsideruar (justifikuar) problem i përbotshëm, është cinizëm të anashkalohet sepse nga çdo shtet tentohet zgjidhja çka është individuale e specifike për çdo rast. Ndaj për sa i përket shtetit tonë tema është shumë e gjerë, kurse “larja e duarve” me show-bamirësi nga ana e qeverisë të bën të vuash. Dhuratat e vitit te ri gëzojnë çdo fëmijë , të pasur e të varfër, por çështja është për pasigurinë e jetës së këtyre të fundit. Ku është përgjegjësia e politikave shtetërore për vdekshmërinë e fëmijëve të vegjël vetëm nga kushtet e jetës e moti ?! Në vigjilje të Krishtlindjeve ju shua fryma vetëm nga të ftohtit në krahët e nënës së pafuqishme në prani të kërthinjve të tjerë të mbijetuar foshnjës 4-muajshe. Nuk kemi të bëjmë këtu me raste aksidentesh . P.sh me ngrirje nga të ftohtit për të arritur nivele më të larta të Everestit, që kundrejt keqardhjes të humbjes së jetës ai alpinist do të nderohet publikisht për heroizëm. Ky rast është tipiku kur vetëm e vetëm nga ngrica në kasollen ku jeton familja e saj, foshnja 4-muajshe nuk mundi t’ja dilte. Pa përmendur paralele mjerimi e vdekshmërie të tjera në ditët e fundviti, vetëm, por vetëm për këtë foshnje kush ndihet përgjegjës ?! Kujt i dridhet buza kur i jep dhurata bamirësie një fëmije tjetër në nevojë.? Apo mos është politikë sociale “më e shëndetshme si servile ndaj pushtetit të katërt” doravitja e dhuratave për fëmijët e punonjësve të medias nga ana e gruas , nënës e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.?
Stigmatizuar kjo veç si nënë kryepushtetare, problemi mbetet ky: Nuk duam as ta shohim shkëlqimin e pjesshëm edhe pse real, kur ka foshnja që vdesin nga uria e të ftohtit ! Çka do të thotë që shteti ju mohon të drejtën e të jetuarit. Çka do të thotë mjafton më pak shkëlqim shtetëror e privat, por shpëtim për të pabarabartët sidomos në të drejtën e jetës që zoti ja u fali. Por në sistemin tonë demokratik edhe pse ligjin e kanë me vete kjo gjë mbetet fiktive.