E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi i TVSH-se, ceshtje ende problematike

Kemi nje ceshtje, rimbursimin e TVSH-se. Nga operacionet tona deri tani jane mbi nje milione euro TVSH e parimbursueshme, te cilen tatimet, duke nxjerre cdo lloj pengese, nuk e realizojne.

Do te bejme gjithcka drejt rikthimit automatik te TVSH-se. Ne e njohim qe ky eshte nje problem. Fatmiresisht, nje pjese e madhe e ketij problemi u zhduk me heqjen e TVSH-se per te gjitha makinerite, inputet e importit, qe nevojiten per prodhim. Por perseri mbetet pjesa tjeter. Ligji eshte i mire, por ne do te bejme cdo gje per zbatimin e tij. Ligji nuk eshte me ai i meparshmi, ne e kemi pershtatur ate. Ndaj ky mbetet nje objektiv per t’u permiresuar e per te marre zgjidhjen me te mire.

Persa i perket rimbursimit te TVSH, per disa nga ne te komunitetit te biznesit eshte problem kritik, sepse na ben qe te ulim kapacitet investuese dhe zgjeruese te biznesit, sepse kemi mungesa ne likujditet persa i perket TVSH te parimbursuar, qe nuk na lejon te ecim para. Si do te procedohet?

Jemi te gatshem te vendosim formen me te sigurt dhe me te shpejte te disbursimit te saj. Te vendosim autoritetin tatimor para penaliteve ligjore, ne qofte se ata e shtyjne disbursimin pa motiv ligjor. Nese ligji mungon, ne kete rast, ne do te vendosim ligjin. Nuk mundet kurre shteti te kerkoje borxhe, po nuk i pagoi borxhet. Shteti duhet te paguaje, duhet te jete shembull dhe jam plotesisht dakord me ju. Kjo eshte plotesisht e mundshme dhe nese ka nje boshllek ligjor, do te rivendoset me vendosmeri.

Meqenese jemi ne nje faze kritike te zhvillimit te Shqiperise dhe ne perspektiven e hyrjes se saj ne BE, do te doja te dija se cili eshte mendimi juaj per te inkurajuar akoma me shume keto investime te huaja ne dhjete vitet e ardhshme, sepse grupet e huaja qe vijne duan te gjejne nje mbeshtetje te plote dhe nuk vijne per te investuar per nje periudhe te shkurter, por per nje periudhe me afatgjate.

Tregu i energjise, eshte i paqarte per momentin. Pyetja eshte: a ka mundesi per te pasur rritje te cmimeve ne tregun e energjise elektrike, pasi shume nga bizneset varen nga perfitimet ne tregun e energjise, pra, pyetja eshte a ka mundesi per rritjen e cmimeve te energjise elektrike ne kete vend?

Ne kemi percaktuar dy rregulla, tani se fundi. Se pari, ne do te blejme energji nga te gjithe ata qe investojne ne hidrocentrale. Nuk e kemi pasur me pare kete rregull. Sikunder do t’i japim mundesine atyre ta shesin ne tregun e lire, ne se do te duan ata vete. Cmimi do te jete cmimi i burses, plus cmimi i transmetimit te tij ne Shqiperi ose ne destinacionin e tregut. Pra, do te jete qartesisht mbi cmimin e importit. Kjo ne rrethana te caktuara mund te krijoje humbje per ne, ne rrethana te caktuar mund te krijoje fitim per ne, por e rendesishme eshte qe ne te japim garanci ju qe prodhoni energji elektrike. Dhe ne para dy muajsh e permiresuam shume vendimin.

Ne operojme ne fushen e pagesave me celular. Deri tani kemi pasur suportin e partnereve private dhe kemi hasur ne skepticizmin e institucioneve te administrates publike. Pyetja ime ne formen e nje sugjerimi eshte se a do te kete ne 4 vitet e ardhshme nje sinergji me te madhe midis administrates publike dhe institucioneve perfaqesuese te saj dhe biznesit privat?

Qeveria ka nje nga objektivat me madhore tu beje te mundur qytetareve shqiptare te bejne cdo transaksion dhe pagese nga telefoni i tyre celular. Ky eshte objektivi i qeverise shqiptare per 4 vitet qe vijne. Qeveria eshte shume e vendosur qe te ndermarre cdo vendim dhe ligj qe nevojitet ne menyre qe qytetaret shqiptare te shkoje mobile, pra cdo lloj pagese e sektorit publik, si rrogat, pensionet, etj te behen mobile. Kemi kohe qe ne perpiqemi ta zgjerojme, gjithashtu keto sisteme duhet te jene te hapura, duhet te kene konkurrence te lire, ndaj dhe ne nje nga objektivat tona kryesore per 4 vitet qe vijen eshte m-Albania.

Per cdo biznes eshte e rendesishme te parashikohen investimet, pra sa para, sa impute, kompanite do te hedhin ne treg. Ne kuader te integrimit evropian e dime se akcizat do te jene ne rritje per te kapur nivelet e BE. A keni parashikuar te beni nje kalendar te rritjes se akcizave, ne menyre qe cdo investitor i huaj te dije se sa para do te harxhoje ne investimin e tij?

Ketu ka nje problem serioz dhe ky problem eshte zelli i burokrateve per te tejkaluar kerkesat qe nuk i kane instaluar dhe vendet themeluese te BE. Ju siguroj se do te kete nje programim, se ne nuk kemi nje qellim tjeter pervecse integrimit ne BE. Por ky duhet te jete nje proces gradual, nje proces i cili te kete mundesi te parashikoje te gjitha etapat dhe disa leksione jane nxjerre se vendosja e nje standardi europian sot, i cili ne kompleksin e tij ka arsye te lidhura me BE dhe nuk eshte ceshtje sigurie, shendeti, apo jete. Mora nje shembull se na doli problemi i qumeshtit, kemi patur patra nje viti problemin e mishit, se donin te ndalonin mishin nga Brazili, etj. Me nje fjale ne do te bejme gjithcka dhe do te ecim drejt BE, vecse ne menyren me te studiuar per sa i perket problemeve te tregut.

Edukimi ne nivelin akademik eshte shume i mire, por Shqiperise i mungojne shtresat e mesme, tekniket, elektricistet, nen nivelin e inxhiniereve e nivelit te menaxhimit. Kjo perben gjithmone e me shume nje problem per kompanite austriake dhe gjermane ne Shqiperi dhe gjithashtu, nje problem per ju, pasi kjo do te thote se zinxhiri i vlerave qe ju po krijoni nuk mund te zgjerohet. Pyetja jone eshte nese ju keni ndonje ide se si mund te tejkalohet ky problem?

Pershtatja e sistemit te edukimit me tregun e punes ka nje rendesi te jashtezakonshme. Por, sado qe ta pershtatesh sistemin akademik, paralel me te eshte i domosdoshem instalimi i nje sistemi te vazhdueshem trajnimi. Ne keto kater vite, ne do te kemi nje perqendrim shume te madh ne reformimin e tregut te punes. Neser, kam nje takim me specialiste te fushes, me te cilet do te diskutojme nje per nje, elementet e reformes se Hartz dhe sa prej tyre mund te praktikojme e pershtatim ne Shqiperi, gjate kater viteve qe vijne. Kjo reforme mendoj se eshte nje leksion i madh per mbare boten, sepse e verteta eshte se kjo reforme beri qe Gjermania, me nje recesion minus 3, te kete nje rritje minimale papunesie, krahasuar me vendet qe paten nje recesion dy here me te vogel.

Si do te mbeshtesni investimet e huaja me qellim rritjen e punesimit ne Shqiperi?

Me kuadrin ligjor qe kemi krijuar, me angazhimin e qeverise ne kualifikimin e forces punetore, ne heqjen per tre vjet te cdo lloj detyrimi fiskal per te rinjte qe punesohen dhe heqjen e tatimit mbi te ardhurat personale per rrogat nen 30 mije leke, kemi ofruar nje pakete te re, shume te rendesishme, per te inkurajuar biznesin ne teresi, por parqet logjistike, sic eshte ai qe familja Linder po nderton apo parku tjeter qe Balfingroup nderton diku ne kete zone, jane nje potencial shume i madh punesimi. Ato i ofrojne kushtet me optimale bizneseve per instalimin e tyre. Edhe ne kete rast, qeveria eshte e gatshme te shqyrtoje lehtesira te tjera te metejshme ne keto zona, qe le t’i quajme me potencial me shkallen me te larte te punesimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›