E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri Nderi i Kombit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi me Urdhrin “Nderi i Kombit” këngëtaren e madhe shqiptare, Nexhmie Pagarusha dhe sopranon me famë botërore, Inva Mula.
Pagarusha e merr këtë nderim   me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.
Dhe për sopramon sopranon e shquar shqiptare Inva Mula motivacioni “Figurë e shquar e artit dhe kulturës shqiptare, e cila me zërin, artin dhe interpretimin e jashtëzakonshëm pushtoi skenat më prestigjioze botërore, duke u bërë, njëherazi, një dritë në terrin informativ të botës për Shqipërinë e duke u shndërruar në imazh të vlerave të saj, si një vend me kulturë të lashtë, me histori, dhe me tradita të pasura”.       
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në Presidencë ishin të pranishëm Ministri  Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, personalitete të shquara të artit klasik, të kulturës dhe të skenës shqiptare, si dhe miq e të afërm të artisteve të madha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›