Muharrem Hoxha: I lumtur për dekorimin, titullin e ndaj me kolegët
Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha në një prononcim për "Ora News" nga studio e Durrësit u shpreh se ndihej i vlerësuar që u dekorua me urdhërin "Naim Frashëri" i artë nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. "Ndihem shumë i lumtur për ketë nderim. Këtë titull e ndaj me kolegët", tha ai. Hoxha theksoi se nuk mund të bëhet humor , nëse nuk punohet në grup.
Ai tha se me kolegët e tij ka një miqësi të madhe dhe ndihet me fat që ka luajtur pranë tyre. "Jam em fat që kam njohur dhe kam punuar me aktorë të njohur si Zamira Kita, Behar Mera apo Fadil Hasa. Janë miq të mirë me të cilët kam kujtime shumë të bukura", theksoi ai.