E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi: S’më interesojnë lekët

Anaidi u shpall fituesi i edicionit të gjashtë të “Big Brother”. Ai ishte një prej personazheve që mori vëmendjen e publikut që javët e para, duke u pozicionuar gjithmonë në qendër të diskutimeve dhe duke krijuar situata. Thotë se asnjëherë nuk është pozicionuar si lider i grupit në shoqëri, por në “Big Borther” u bë komandant dhe tregoi se kishte karakterin më të fortë.

Tani qe ka dalur nga shtepia,ai ka harruar të gjitha dhe po vazhdon jetën normalisht, ndersa akoma nuk ka marre parate e fituara.
"Për mua ishte më shumë fitore morale se sa monetare. As nuk jam interesuar fare se kur do i marr, e sa do jenë. Domethënë e kam neglizhuar unë, e jo ata të stafit," ka thene ai per mediat shqiptare.

Anaidi mendon se ia vlejti pjesëmarrja në “Big Brother”, pasi tregoi që kishte karakter më të fortë:
" S’kisha qenë ndonjëherë pjesë e një gare karakteresh në një “reality show”. Ishte eksperienca ime e parë. Pozicioni im në shoqëri është vënë re gjithmonë, qoftë në klasë apo në audicione, por unë kurrë nuk kam pretenduar të jem lideri apo të marr komandën e grupit. Gjithmonë kam marrë një pozicion që mund të mos ketë qenë më i miri, por unë prapë s’kam lëvizur. “Big Brother” ishte një garë, ku duhej patjetër të dilja komandant, në këtë rast fitues. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›