Samanta Karavello fiton 'Top Fest 10'

Fituese e edicionit të sivjetmë të festivalit ‘Top Fest 10’ është shpallur Samanta Karavello e cila ka rrëmbyer çmimin kryesor me këngën 'Loti i Fundit'.
Sonte, është mbajtur nata finale e festivalit duke kurorëzuar fituesit që u bënë pjesë e edicionit të sivjetmë të ‘Top Fest 10’ e që zgjati për më shumë se katër muaj.
“Faleminderit nga zemra. Nuk arrij ta besoj akoma. Ju falënderoj shumë juve që keni qenë suporti im më i madh”, është shprehur fituesja, Samanta Karavello.
Fituesja e edicionit të kaluar të 'Top Fest', Elhaida Dani njëherit fituese e edicionit të sivjtmë të ‘The Voice’ në Itali ka ndarë trofeun për fituesen e edicionit të sivjetmë të festivalit. 160 ka qenë numri i këngëtarëve që kanë lënë gjurmë në edicionin e dhjetë të njërit nga festivalet më prestigjioze në Shqipëri.Indeksonline/
Përgjatë katër muajve sa ka zgjatur, në skenën e ‘Top Fest’ janë ngjitur artistë të mirëfilltë të muzikës shqiptare.
Lista e plotë e fituesve sipas kategorive:
"Best Group"- Offchestra
"Best Male"- Andos.
"Best New Artist", The Code
“Cmimi I internetit”- fiton Marsela Çibukaj,
'Top Albania Radio' - Naza
Çmimit "Best RNB"-Ajsel
"Best Pop Rock"- Kamelaj Islamaj
"Best Female". - Samantha Karavello
"Best Balade"- Albërie Hadërgjonajn.