E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Mama u tradhëtua?

Këngëtarja Big Mama, ditë më parë ka sjellë projektin e saj muzikor më të ri, duke u rikthyer bukur sërish në tregun muzikor shqiptar. Kënga mban titullin “Ku mbeti dashuria” dhe është realizuar nga Cekic dhe Vig Popa, ndërsa videoja nga produksioni “Entermedia”.

Për të sjellë një promovim ndryshe dhe shumë madhështor, këngëtarja Besiana Kasami, kishte menduar të ftojë shumë miq, të cilët shumica i munguan, sidomos artistët shqiptarë nga Maqedonia. Për këtë fakt Bigu nuk është ndier mirë, por ka arsyetuar se me siguri kanë pasur punë dhe koncerte, shkruan ''Panorama".

Falë energjisë dhesë Big Mamës promovimi ka shkuar më së miri, mbajtur në një nga restorantet e njohura në hyrje të Shkupit, ku mes tjeresh ishin edhe Blero, Çekiç, Adelina Tahiri e Fjolla Morina. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›