Kam paguar prokurorin për ta nxjerrë nga burgu
“Erdhi me thikë në dorë dhe na kërcënoi në oborrin e shtëpisë”. Të them të drejtën u trembëm, sepse e pamë se ishte i dehur dhe kishte 2-3 vjet që nuk vinte në shtëpinë tonë. U përpoqëm ta qetësonim, por kërcënimi, mesa kuptuam, vinte që unë të mos i kërkoja paratë që kisha paguar për lirimin e tij nga burgu”, është shprehur Shefki Lila, duke shtuar se edhe atë natë viktima përsëriti pretendimin për djalin 10-vjeçar të Lilëve, duke u shprehur se ishte i tij, por ishte ndërruar në momentet e para të lindjes. “U përpoqa ta qetësoja, por ishte e pamundur. Tentonte të afrohej dhe të godiste me thikë, ndaj unë qëllova mbi të me një gur, me gjykimin se kështu mund ta largoja prej aty. Fatkeqësisht, kurrë nuk kisha menduar se mund ta mbysja. Një gur i vogël e goditi Vladimirin pas koke dhe në momentin e rënies ai përplaset sërish në gur tjetër që ishte në vendin e ngjarjes. Kur e pashë pa ndjenja, më erdhi shumë keq. Kurrë nuk kam dashur vdekjen e tij”, - ka deklaruar Shefki Lila për grupin hetimor të ngjarjes.
Motra qan të vëllanë
Dje paradite është zhvilluar në fshatin Çerenec ceremonia mortore e varrimit të viktimës Vladimir Lica. Policia lokale kishte marrë masa të plota për të evituar çdo ngjarje tjetër. Ndërkohë, njerëz të shumtë nga fshati dhe zona të tjera të rrethit kanë ngushëlluar familjen Lica për humbjen e njeriut të afërm. E pranishme në ceremoninë mortore ishte edhe motra e Vladimirit, pra gruaja e Shefkiut. Ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat e vëllait për çështjen e ndërrimit të fëmijës dhe ka ndjerë nga afër dhembjen për vëllanë që mbeti i vdekur pas një grindjeje të çastit. Motra e Vladimirit është shoqëruar nga burrat dhe gratë e fisit Lila për në shtëpinë ku kishte lindur. Ndërkohë, vëllai i Shefkiut e ka pasur të pamundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mikut të familjes Lila, pasi ai ishte thirrur në Peshkopi nga grupi hetimor për të dëshmuar rreth ngjarjes. Policia saktësoi se nuk bëhet fjalë për bashkëpunëtorë, por janë thirrur shumë dëshmitarë për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë. Sot pritet masa e sigurisë për Shefki Lilën, i akuzuar nga drejtësia për veprën penale të vrasjes.