E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kam shumë armiq dhe qëllova për t'i trembur"

Masa/ Gjykata lë në burg Alban Rexhën, "ujkun" e Kafazit të Art.


Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, me kërkesë të prokurorisë ka vendosur ta izoloi në qeli në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve ish-futbollistin Alban Rexha. I vetëquajtur "ujku", ai njihet ndryshe edhe si një nga personazhet e ish-programit reality show "Kafazi i Artë" në televizionin "News 24".


Vetë Rexha në fjalën e tij ka pranuar se ka qëlluar me armë në ajër por, jo në drejtim të policisë. "Kam shumë armiq dhe për këtë shkak kam qëlluar me armë. Pash disa çuna si fytyra të dyshimt që po më ndiqnin dhe kisha frikë se mos janë ndonjë nga "armiqtë" e mi dhe qëllova në ajër për t'i tremb dhe paralajmëruar se jam i armatosur.


Më lironi dhe do e zbuloi se kush kanë qenë ata personat që po më ndiqnin sepse nga burgu nuk i gjej dot. Shokët, Petrit Serjani, Enea Gega dhe Shamet Medjani nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, thjesht kanë qenë të pranishëm në makinë dhe më kanë kërkuar të mos qëlloja"-tha Rexha duke kërkuar një masë më të butë. Edhe vetë ka pretenduar se nuk kishte qëllim vrasjen e ndonjë personi.


Avokatja Alberta Gega ka kërkuar që të ndryshoi akuza, nga "vrasje në rrethana cilësuese" të mbetur në tentativë ndaj policëve por në "prishje të qetësisë publike". Rexha pretendo se kishte ardhur vetë për tu dorëzuar në Prokurori duke harruar të heq nga xhepi silencatorin e pistoletës.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›