E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet beteja per kryetar te LDK-se mes Sejdiut dhe Bukoshit



Pas doreheqjes nga posti i presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu ka mbledhur Kryesine e LDK-se per te shqyrtuar hapat qe kjo parti politike do te ndermarre ne vijim. Menjehere ka reaguar kandidati per kryetar te LDK-se Bujar Bukoshi duke e ftuar Kryesine aktuale te kesaj partie qe te mos marre asnje vendim te rendesishem pasi qe ndodhet ne fund te mandatit. Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves ka shqyrtuar te marten ne nje takim te mbajtur me dyer te mbyllura opsionet dhe rrugedaljet politike pas doreheqjes se presidentit Fatmir Sejdiu. Ishte pikerisht Sejdiu ai i cili te marten i eshte kthyer zyrtarisht kreut te partise e cila tashme eshte futur edhe ne procesin e brendshem zgjedhor.
Nenkryetari i pare i LDK-se Eqrem Kryeziu ka thene se Kryesia e partise nuk kishte biseduar per emrin qe kjo parti politike mund ti propozoje Kuvendit per postin e presidentit. Sidoqofte sipas tij LDK-ja aktualisht po i shqyrton te gjitha opsionet dhe se ajo nuk do te jete shkaktare e ndonje krize institucionale. Me te vertete nuk kemi biseduar. Ishte vetem nje takim i kryetarit te LDK-se me Kryesine. Asgje tjeter tema tjera nuk kemi biseduar. Ne i deshiruam mireseardhje dhe natyrisht dhame opinionet tona se duhet nje mobilizim i madh qe ta rikthejme LDK-ne atje ku ka qene ose edhe me lart ka thene Kryeziu. Nderkohe i kandiduari per kryetar te LDK-se Bujar Bukoshi ka ftuar Kryesine e partise qe te mos nxitohet dhe te marre vendime ne emer te LDK-se pasi qe kjo kryesi ndodhet ne fund te mandatit. Bukoshi ka theksuar se zgjidhjet qe LDK-ja do ti ofroje pas rastit Sejdiu i takojne perberjes se ardhshme te kryesise dhe organeve te partise qe do te dalin pas zgjedhjeve partiake te parapara per fundin e nentorit apo fillimin e muajit dhjetor. Do te ishin shume veprime te nxituara qe nuk kane kurrfare arsye kurrfare baze sepse kjo nuk eshte nje urgjence. Urgjence jane punet ne LDK. E LDK-ja do te dale ne nje forme tjeter shume me e konsoliduar dhe atehere do te jete ne gjendje qe ta beje edhe nje seleksionim me te mire dhe ne qetesi ti vazhdoje veprimet dhe pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme eshte shprehur Bukoshi.
Bukoshi ka thene po ashtu se nje pjese e Kryesise aktuale te LDK-se po luan rolin e nje politbyroje politike dhe e ka ftuar ate qe te mos marre asnje vendim te rendesishem para se te permbyllen zgjedhjet ne parti. Ndersa jane hapur dilemat nese Partia Demokratike e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Kosoves do te rinovojne apo vazhdojne marreveshjen dhe ta procedojne ne Kuvend kandidatin per president te Kosoves apo ne te kunderten vendi do te shkoje kah zgjedhjet e parakohshme opozita ka shprehur qendrime te ndryshme ne lidhje me hapat qe duhet ndermarre pas doreheqjes se Sejdiut.
Opozita
Perderisa nje pjese e spektrit opozitar ka kerkuar zgjedhje te parakohshme subjekti me i zeshem opozitar Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka thene se zgjedhjet edhe nese organizohen duhet te shkojne me procedura te rregullta dhe jo te ngutshme.
Naim Maloku anetar i Kryesise se AAK-se ka thene se pohimet dhe pritjet qe zgjedhjet te thirren qysh ne nentorin e ketij viti jane te parealizueshme. Nder arsyet qe Maloku ka permendur pse zgjedhjet nuk mund te thirren brenda 45 ditesh sic jane paraqitur disa opsione ai ka vecuar procedurat e domosdoshme ligjore qe marrin kohe si dhe arsyet politike qe nderlidhet pikerisht me AAK-ne e qe kane te bejne me mungesen e kryetarit te saj Ramush Haradinaj. Per tu mbajtur zgjedhjet ne ende nuk e kemi te proceduar ne Kuvend Ligjin per zgjedhjet i cili eshte ne hartim e siper. Duhet te pyetet edhe KQZ-ja a eshte e gatshme ti mbaje zgjedhjet dhe kur. Sipas Kushtetutes duhet qe koalicioni qeverises ta propozoje kandidatin per president ne Kosoves te vije ne Kuvend dhe ne qofte se nuk kalon ne tre rrathe pastaj mund te flasim per procedura tjera te parapara me Kushtetute dhe ligje te Kosoves ka sqaruar Maloku. Ne baze te procedurave ligjore LDK-ja nese arrin te rinovoje apo vazhdoje marreveshjen me PDK-ne si koalicion duhet te paraqese kandidatin per president brenda tre muajve. Ne rast te deshtimit ushtruesi i funksioneve te presidentit aktualisht kryetari i Kuvendit therret partite politike ne konsultime dhe fillon pergatitjen e procesit te zgjedhjeve te parakohshme.

Kosove Sejdiu i dorezon presidencen kryetarit te parlamentit
Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu i cili dje dha doreheqje nga ky post i dorezoi sot detyren kryetarit te Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi i cili sipas Kushtetutes ushtron detyren e Presidentit te vendit deri ne zgjedhjen e presidentit te ri. Doreheqja e presidentit Sejdiu pasoi vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves e cila vleresoi se ai ka shkelur seriozisht Kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit te Kosoves dhe te kryetarit te partise Lidhja Demokratike e Kosoves. Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi ne cilesine e ushtruesit te detyres se Presidentit te Kosoves ka filluar sot takimet me drejtuesit e partive parlamentare per te debatuar zhvillimet politike ne vend pas doreheqjes se presidentit Sejdiu. Zoti Krasniqi mund te ushtroje postin e te parit te vendit ne nje periudhe jo me shume se gjashte muaj dhe nderkohe partite politike duhet te merren vesh per presidentin e ri ose ne rast te mosmarreveshjes atehere vendi mund te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Autoritetet ne Kosove thone se nuk ka krize institucionale dhe se zhvillimet aktuale jane te parashikuara ne kushtetute dhe do te zgjidhen ne baze te saj.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›