E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamboxhia, 500 punëtorë të një fabrike humbasin ndjenjat

Punëtorët, shumica e të cilave gra, punonin në fabrikën e tekstileve “Willbes Cambodia & Co”. Fillimisht ata mësohet se kanë pasur të vjella, dhe më pas kanë kaluar në gjendje të fikti.  

Ata janë dërguar thuajse të gjithë nëpër spitalet e kryeqytetit për ndihmën e nevojshme, ndërkohë që autoritetet deklarojnë se shkak kanë qenë kushtet në të cilat punohej.

Në fabrikën e tekstileve punonin më shumë se 2 mijë persona, ndërkohë që dyshohet edhe për ndikimin e një lëndë toksike e cila përdorej në prodhimin e rrobave.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›