Kanadaja ofron mbështetjen për Shqipërinë për integrimin
Presidenti Topi pasi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, e njohu z. Kinsella me disa nga zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri, duke u ndalur në ecurinë e realizimit të reformave të gjithanshme në vend, sidomos në fushën e gjyqësorit.
Presidenti Topi, pas vlerësimit të mbështetjes së Kanadasë për integrimin e Shqipërisë në NATO, u ndal tek niveli i bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike, i cili paraqitet i kënaqshëm dhe me një tendencë rritjeje pozitive. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit ftoi investitorët dhe bizneset kanadeze për investime të mëtejshme në Shqipëri, duke vënë në dukje se për këtë tek ne ekziston baza e nevojshme ligjore dhe klima shumë e përshtatshme.
Topi vuri në dukje edhe rolin e rëndësishëm të bashkësisë shumë të kualifikuar shqiptare në Kanada, e cila shërben si urë lidhëse në rritjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e komunikimit. Nga ana e tij, kryesenatori Kinsella vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të shënuar nga Shqipëria gjatë viteveve të fundit, duke theksuar se pas suksesit të arritur nga vendi ynë me futjen në NATO, “ne jemi jo vetëm dy vende miq, por edhe aleatë tashmë".
Kryetari i Senatit kanadez, pasi shpjegoi disa nga projektet dhe qëllimet e kësaj vizite të rëndësishme në kuadrin e bashkëpunimit parlamentar dhe jo vetëm, si në fushën e parlamentarizmit, të ligjeve, të arsimit, etj, theksoi se "kjo është shprehje e qartë e vullnetit të Parlamentit dhe qeverisë kanadeze për ta mbështetur vendin mik, Shqipërinë, në rrugën e saj të mëtejshme të integrimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike".