E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerat ne rruge e kryeqytetit sot prezantohet projekti


Dhjetera kamera ne rruget e Tiranes do te instalohen prej te henes ne vende jo te dukshme. Ky projekt i cili pritet te prezantohet sot nga Ministria e Brendshme ka per qellim rritjen dhe menaxhimin e sigurise publike pasi permes kamerave do te monitorohen veprat penale qe mund te kryhen ne rruget e kryeqytetit duke u rritur mundesia per te parandaluar shume prej tyre.

Kamerat do te vendosen ne vende jo te dukshme dhe me te shumta ne numer do te jene ne afersi te institucioneve bankave apo kompanive te biznesit. Projekti per sistemin e shperndare te videove te survejimit pergjate 24 oreve ne kryeqytet do te prezantohet sot dhe i pranishem ne te do te jete edhe ministri i Brendshem Basha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›