Kameron: Ktheni kokën nga Somalia, ose përgatituni për çmimin

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka tërhequr vëmendjen ndaj shteteve në terësi për të ndihmuar udhëheqjen e brishtë të Somalisë në luftën kundër terrorizmit, piraterisë dhe urisë, ose të përgatiten për çmimin. Këto komente ai i bëri në konferencën ndërkombëtare për të ardhmen e shtetit afrikan.
Rreth 50 shtete dhe organizatat ndërkombëtare kanë marrë pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri Dejvid Kameron në Londër, përfshirë edhe qeverinë tranzitore të mbështetur nga Perëndimi, sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe sekretarin e përgjitshëm të OKB-së, Ban ki Mun.
“Për dy dekada Somalia është shkatërruar nga uria, gjakderdhja dhe varfëria më e madhe në planet”, ka thënë Kamerun në hapje të samitit.