E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme në Irak, 50 të vdekur dhe 200 të plagosur

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur në një valë shpërthimesh dhe sulmesh që kanë goditur pjesë të ndryshme të Irakut.

Raportohet se sulmet kishin në shënjestër kryesisht forcat e sigurisë në zonat e banuara me shiitë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por zyrtarët thonë se sulmet duket se mbajnë shenjat dalluese me të kryengritësve sunitë që kanë lidhje me Al Kaidën.

Shumica e sulmeve, që duket të kenë qenë të koordinuara kanë ndodhur në Bagdad, por sulme vdekjeprurëse është njoftuar se janë shënuar dhe në qytete tjera, përfshirë Bakuban, Kirkukin dhe Mosulin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›