Paportuesja e PE-së për vizat Fajon në Kosovë

Paportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon viziton sot Kosovën ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj.
Takimi zhvillohet një ditë pasi që autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale Kosovës do t`i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe ndryshimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Kjo do të jetë një ndihmë thelbësore edhe brenda vetë BE-së lidhur me pesëshen që s`e njeh Kosovën, në vazhdimin e axhendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t`i japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh Zhbogar.