Kameron: Masa të guximshme për të dalë nga kriza
Për të dalë nga kriza, duhen marrë masa emergjente, ndaj dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, i ka mëshuar faktit se udhëheqësit e BE-së duhet të ndërmarrin masa të guximshme, nëse duan që Europa ti tejkalojë problemet ekonomike.
Kameron u është drejtuar delegatëve në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos, duke u thënë se liderët europianë duhet të dëshmojnë udhëheqësi më të mirë.
Ngatërresat këtu-atje nuk do ti zgjidhin problemet, ka theksuar Kameron, duke shtuar se do të ishte çmenduri për Europën, nëse fut taksën mbi transaksionet financiare.