E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Ndarja e pushteteve, një emergjencë

Deklaratat e sotme të Saliut për Prokuroren brutalisht skandaloze! Ndarja e pushteteve, një emergjencë e nënvizuar në programin e ri të PS-së.

Ka qënë ky reagim i menjëhershëm i kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për kryeprokuroren Ina Rama.

Kreu opozitar nuk ka shmangur dhe ditën e sotme për t’iu drejtuar rrjetit social twitter, ndërsa ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta. Ai i cilëson skandaloze deklaratat e kreut të qeverisë, ndërsa thekson se ndarja e pushteteve është emergjente.

Lexoni fjalimin e Presidentit Obama për të kuptuar më shumë pse një sistem i drejtë taksash është themelor për një shoqëri demokratike është pasazhi tjetër, në të cilën Rama flet për modelin ekonomik, duke e krahasuar me vendin tonë e bërë në të njëjtën kohë një krahasim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›