Autoritetet shqiptare ndalojne tre persona ne kufirin e Shqiperise me Malin e Zi

Fluksi i madh i kalimit te shtetasve vendas dhe te huaj neper pikekalimin e perbashket kufitar te Muriqan-Sugobines ne kufirin e Shqiperise me Malin e Zi po evidenton ditet e fundit edhe ndikimet e sistemit elektronik te kontrollit TIMS per pengimin e trafiqeve te ndyshme si dhe ndalimin e personave te shpallur ne kerkim brenda territorit te Shqiperise si dhe ne kerkim nderkombetar.
Vetem gjate 24 oreve te fundit ne pikekalimin kufitar te Muriqanit autoritetet kufitare shqiptare kane arritur te ndalojne tre shtetas te huaj dy prej te cileve nga Peja e Kosoves te cilet tentonin te kalonin kufirin e Shqiperise ne drejtim te zones Shengen me pasaporta dhe leternjoftime elektronike te fallsifikuara qe mbanin identitete te shtetasve nga Shqiperia. Policia se bashku me prokurorine po hetojne rreth menyres si eshte realizuar fallsifikimi i dokumenteve elektronike te cilat dallohen per sigurine e tyre. Disa jave me pare policia shqiptare arriti te zbuloje nje grup fallsifikatoresh brenda dhe jashte sistemit te pergatitjes se dokumenteve elektronike duke arrestuar edhe nje numer personash si te perfshire ne kete rrjet fallsifikimi.
Nderkohe nendrejtori i policise kufitare te Shkodres kryekomisar Ndreke Zyla tha se ne saje te sistemit elektronik TIMS te kontrollit te te dhenave te instaluar ne pikekalimin kufitar te Muriqanit por edhe ne te gjithe pikekalimet e tjera kufitare te Shqiperise eshte mundesuar ndalimi i nje numer personash te perfshire ne veprimtari kriminale perfshire trafikun e droges mjeteve motorrike fallsifikimin e dokumenteve zyrtare si dhe te shpallur ne kerkim nderkombetar.
Ne asnje moment policia kufitare shqiptare ne pikekalimin kufitar te Muriqanit nuk i ka neglizhuar kontrollete shtetasve ne piken e kalimit si dhe per kontrollin e mjeteve kontrollin e personave ne kerkim per trafik te lendeve narkotike dhe mjeteve motorrike etj.
Brenda ketij viti sipas kryekomisar Zylaj ne pikekalimin kufitar me Malin e Zi jane ndaluar me shume se 25 persona kryesisht shtatas te huaj. Keshtu si rrezultat i kontrolleve dhe mbeshtetjes se sistemit elektronik te kontrollit TIMS ne pikekalimin e Muriqanit jane ndaluar 8 shtetas marokene ne tentative per te kaluar ne menyre te paligjshme kufirin. Gjithashtu jane arestuar dy shtetas te shpallur ne kerkim nderkombetar 8 shtetas te tjere per trafikim te mjeteve motorrike tre shtetas kosovar per trafik te lendeve narkotike si dhe disa te tjere per perdorim te dokumenteve te identitetit te fallsifikuara.