E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron do te njoftoje terheqje trupash britanike nga Afganistani

Gazetat britanike thone se kryeministri David Cameron do te njoftoje kete jave terheqjen e te pakten 500 trupave nga Afganistani deri ne fund te vitit 2012.

Ky hap qe pritet te shpallet te merkuren pason njoftimin e muajit te kaluar nga Presidenti amerikan Barak Obama se 10.000 trupat amerikane do te terhiqen kete vit si pjese e procesit per kalimin e detyrave te sigurise tek forcat afgane.

Terheqjet e metejshme te planifikuara per vitin 2012 do ta reduktojne numrin e trupave amerikane ne Afganistan ne rreth 68.000 vete.

Britania ka kontigjentin e dyte me te madh te huaj ne Afganistan - rreth 9500 trupa - shumica ne jug te provinces Helmand nje nga zonat me te dhunshme te vendit.

Po sot shefi i shtabit te forcave te armatosura gjermane tha se Gjermania do ti reduktoje trupat e saj ne Afganistan me rreth 500 vete ne fund te vitit. Gjermania ka rreth 5000 trupa ne veri te Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›